4 C
Prizren
E martë, 11 Shkurt, 2025

Tjetër sukses i madh, FHK-ja e organizon fazën ndërkontinentale të IHF Trophy

Nuk kanë të ndalur sukseset e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Pas bisedave që presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ka zhvilluar me drejtues të lartë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), të enjten u mor vendimi që faza ndërkontinentale e kampionatit IHF Trophy të zhvillohet në Prishtinë. Ndërkohë ka ardhur edhe konfirmimi nga IHF-ja.

Faza interkontinentale e IHF Trophy për hendbollistët e grupmoshës U20 dhe U18 do të zhvillohet në kryeqendrën tonë prej 10 deri më 16 mars. Do të paraqiten skuadrat më të mira të kësaj gare nga të gjitha kontinentet.

“Duke ditur se ngjarja është kualifikuese për Kampionat Botëror, kjo është një tjetër mundësi e artë që bëhet e mundur falë bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi me IHF-në dhe falë punës shembullore që kemi bërë me organizimet e deritashme”, ka thënë presidenti Saraçini.

Kombëtarja jonë U18 të shtunën e siguroi titullin e kampionit në IHF Trophy për zonën evropiane. Me këtë sukses u kualifikua për fazën ndërkontinentale. Kombëtarja që fiton fazën ndërkontinentale kualifikohet në Kampionat Botëror. Ky edhe është synimi i radhës i federatës dhe kombëtares sonë.

Ekipet kombëtare të hendbollit tashmë kanë arritur dy herë të kualifikohen në Botëror, ndërkohë që në sportet tjera ekipore kjo nuk është arritur ende. Në Botërorin në Spanjë është paraqitur Kosova U21 te hendbollistet, ndërsa në Botërorin në Kinë u paraqit Kombëtarja U18 e hendbollisteve./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Kuvendi i Dragashit me shumicë votash miraton vendimet në seancën e parë të vitit 2025

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka mbajtur seancën e parë për vitin 2025, me ç’rast anëtarët me shumicë votash kanë miratuar të gjitha pikat...

Muharremaj uron Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në Suharekë

Qytetarët e Suharekës kanë treguar edhe një herë kulturë dhe demokraci të lartë, duke zhvilluar një proces zgjedhor pa incidente. Kështu u shpreh kryetari i...

Lajmet e Fundit