12.5 C
Prizren
E diel, 23 Mars, 2025

Qeveria e ardhshme, qeveri e opozitës – deklarohet Bedri Hamza

Shumica shqiptare i ktheu shpinën Vetëvendosjes…nuk ka koalicion me Vetëvendosjen…opozita si fituese mund ta bëjë qeverinë e ardhshme..

Kështu tha përmbledhtazi Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, në konferencën e parë për media ku doli vetë pas konkludimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Hamza foli për qeveri të opozitës “në kohën e duhur” ndërsa përjashtoi koalicion të mundshëm të Vetëvendosjes, të cilët s’arritën të marrin as shumicë parlamenater e as shumicë të votës shqiptare.

 

“Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha. Ata duan pushtet absolut. Nuk kanë as program dhe gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në studiot e debateve”, tha Bedri Hamza.

“Ata i ofenduan kundërshtarët politikë dhe qytetarët. Ata nxitën urrejtje, kurse ne bashkimin dhe bashkëpunimin. Prandaj, ne e kemi detyrim dhe përgjegjësi që t’ju japim qytetarëve qeverinë që ata duan dhe që e kanë votuar”, tha Hamza.

Hamza duke lexuar votimet e djeshme tha se shumica e votuesve shqiptarë votuan që Albin Kurti të mos mund të vazhdojë të qeverisë dhe se “me vullnetin e tyre i besuan opozitës.

“Prandja në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare”.

“Kjo më obligon mua dhe PDK si partia më e madhe opozitare që të sillemi në mënyrë të përgjegjshme për ta respektuar vullnetin e shumicës shqiptare për ndryshim”, tha ai.

“Ne do të punojmë që t’ju japim qytetarëve qeverinë për të cilën kanë votuar shumica. Më e rëndësishmja, ne do të bashkojmë qytetarët dhe do të punojmë fort për të mbajtur premtimin tonë për ta bërë Kosovën ma t’mirë!”, tha ai.

“Rezultati zgjedhor është që shumica e qytetarëve shqiptarë duan qeveri të re.

Procedurat janë të qarta. Partisë së parë i takon të provojë t’i krijojë institucionet. Nëse nuk mundet, opozita si fituese e këtyre zgjedhjeve, mund ta bëj qeverinë e re”, tha ai.

Më Shumë

Dyshohen se kanosën dy viktima dhe kanë shtënë me armë zjarri, dërgohen në mbajtje dy të dyshuar në Prizren

Dy persona janë arestuar dhe dërguar në mbajtje në Prizren nën dyshimin se kishin kanosur dy viktima dhe kanë shtënë me armë zjarri. Sipas raportit...

Probleme me ujin në disa lagje në Prizren: Reduktime të gjata që pesë muaj

Përgjatë pesë muajve të fundit, lagjet Tusuz dhe Hoçë në qytetin e Prizrenit janë përballur me reduktime të gjata të furnizimit me ujë. Reduktimet fillojnë...

Lajmet e Fundit