4.1 C
Prizren
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Kemajl Gegollaj: Nuk u talla me partinë time

Kryetari i nëndegës së LDK-së në Lubizhde të Hasit, Kemajl Gigollaj, ka sqaruar se postimi i tij në rrjetet sociale nuk kishte për qëllim talljen me rezultatin e zgjedhjeve të partisë së tij.“Nuk tallem me partinë time. Unë e vlerësoj në piedestal Lidhjen Demokratike të Kosovës, liderin e saj, z. Abdixhiku, dhe të gjithë anëtarët e saj. Ata janë të veçantë dhe të pashoq, andaj jam krenar që jam pjesë e këtij subjekti politik dhe po udhëtoj bashkë me ta”, sqaron Gigollaj.

Ai theksoi se postimi i tij ishte një shaka me miqtë dhe shoqërinë e tij në Facebook.

“Ne duhet të jemi të tillë në jetën e përditshme, të qeshim dhe të kalojmë momente të këndshme”.

Në fund, Gigollaj kërkoi mirëkuptimin e gazetarëve, duke theksuar se asnjëherë nuk kishte pasur qëllim ofendimin e partisë së tij.

?————-?—–?

Kryetari i nëndegës së LDK-së në Lubizhdë të Hasit tallet me rezultatin e zgjedhjeve të partisë së tij
Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka tallur partinë e vet.
Por, kjo ka ndodhur ani pse ai ka humbur në nëndegën ku ai është kryetar.
Më poshtë postimi dhe rezultati i zgjedhjeve në nëndegën e tij./Gazeta Blic/

Kliko linkun: Facebook

Më Shumë

OJQ “Jetimat e Ballkanit” shpallet e përgjegjshme për ndërtimin e qendrës komunitare në Prizren

Oferta e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për shfrytëzimin e hapësirës përkatësisht pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare është shpallur...

Mot i ftohtë gjatë kësaj jave – nga e marta priten fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të nisë me mot të qetë, por të ftohtë. Nga e marta parashikohet shtim...

Lajmet e Fundit