12.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Policia jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria–Vëllaznimi në Prizren

Një numër i madh i tifozëve të Lirisë pushtuan fushën e stadiumit “Përparim Thaçi” pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit.

Ndeshja, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të Lirisë, u njollos nga skenat e dhunshme që ndodhën pas kësaj përballje, që kishte tubuar me mijëra shikues. 

Sipas incizimeve të shpërndara në rrjetet sociale, disa tifozë të Lirisë hynë në fushë dhe filluan të hedhin objekte drejt përkrahësve të Vëllaznimit.  

Në përgjigje, edhe një pjesë e tifozëve të Vëllaznimit u përfshinë në aksione të ngjashme, duke ua kthyer në të njëjtën mënyrë.

Gjatë tensionit, u përfshinë edhe lojtarët, ku dallohet një lojtar i Vëllaznimit me numrin 3 që tentoi të reagojë ndaj një tifozit të Lirisë. 

Policia dhe zyrtarët e stadiumit u mobilizuan për të ndaluar përleshjet dhe për të larguar tifozët nga fusha.  

Sipas Policisë së Kosovës është intervenuar shpejtë, ndërsa dy persona kanë pësuar dëmtime.  

“Po sot në një ndeshje futbolli në Prizren, ku ishin të pranishëm rreth 2500 adhurues të futbollit, pati një përleshje në mes të shikuesve. Policia ka intervenuar shpejt dhe situata është qetësuar”.  

“Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka filluar një rast penal për veprën “Lëndim trupor. Lidhur me rastin policia po punon në identifikimin e personave të përfshirë në incident”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

Vëllaznimi dhe Liria po luftojnë për tu kthyer në elitën e futbollit kosovar.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për Astrit Isufin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë...

Kryetari i Malishevës ngushëllon familjen Morina pas vrasjes tragjike në Golluboc

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për familjen Morina nga fshati Golluboc, pas ngjarjes tragjike ku dy djemtë e kësaj...

Lajmet e Fundit