Gjendet i vdekur i riu që u raportua i zhdukur në malet e Pashtrikut

Është gjetur i vdekur i riu i cili ishte raportuar i zhdukur tash e disa ditë në malet e Pashtrikut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.

“Bisedova me komandantin e Policisë atje. Po, mund t’ua konfirmojmë se i njëjti është gjetur i vdekur sot”, tha ai.

Ajet Lleshi ishte shpallur i zhdukur nga familja që nga e diela e kaluar.

Në kërkim të tij ishin angazhuar shumë forca policore, banorë të zonës, por edhe ekipe të kërkim-shpëtimit nga Kosova.

Po ashtu në operacionin e kërkimit ishin përdorur edhe dronë, edhe helikopterë.

Më Shumë

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Lajmet e Fundit