‘Audienca’ rikthehet në skenën e teatrit të Prizrenit

Sonte, në ora 20:00, në skenën e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren rikthehet shfaqja teatrale “Audienca”, një dramë brilante e autorit çek Václav Havel, me regji të Bashkim Ramadanit, përcjell PrizrenPress.

Shfaqja sjell një përballje absurde, qesharake dhe thellësisht politike mes një punëtori të birrarisë dhe një “zyrtari” të sistemit, ku komedia dhe absurdi krijojnë një reflektim të hidhur mbi kontrollin, identitetin dhe rezistencën.

Në rolet kryesore paraqiten aktorët Ernest Malazogu dhe Alban Krasniqi.

Producent i shfaqjes është Burim Mustafa, ndërsa udhëheqës artistik Fatos Berisha. Inspicient i shfaqjes është Mahir Musliu, skenograf Burim Arifi, kostumografe Agnesa Malushaj, ndriçues Yann Perregaux, tonist Flamur Krasniqi, grimi Canan Cibo, ndriçues skene Fikrim Menekshe, financier Krenar Gaxholli, rekuiziter Arben Rashkaj, garderobiere Vjollca Hoxhaj, dekorues Murat Javori, realizator skene Onur Cibo, teknik skene Shqipe Gollopeni, ndërsa dizajnin e posterit e ka realizuar Dardan Luta./PrizrenPress.com

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit