13.9 C
Prizren
E shtunë, 24 Maj, 2025

Shehu: Aktakuza besoj se s’ka të bëjë me mua

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Edin Shehu, ka reaguar publikisht pas raportimeve që e përfshijnë në një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Shehu ka mohuar çdo përfshirje në rastin në fjalë, duke theksuar se informacionin e ka marrë vetëm nga mediat.

“Nga mediat jam informuar për përfshirjen time në një aktakuzë që nuk ka asnjë lidhje me mua në cilësinë e Drejtorit të Administratës. Zyrtarisht, aktakuza ende nuk është konfirmuar dhe besoj fuqishëm se nuk do të konfirmohet, pasi jam përfshirë padrejtësisht në këtë rast”, ka shkruar Shehu në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen që është objekt i aktakuzës dhe shpreh besim në institucionet e drejtësisë.

“Dua të deklaroj publikisht, shkurt dhe qartë, se nuk kam asnjë lidhje apo përfshirje me këtë aktakuzë. Besoj se në institucionet vendimmarrëse të drejtësisë ka njerëz profesionistë që gjykojnë drejt dhe pa ndikime politike”.

Në fund të reagimit të tij, Shehu ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, po i japin përkrahje dhe po besojnë në pafajësinë e tij.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar ditë më parë se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2.1, lidhur me paragrafin 3.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa ndaj të pandehurit D.N., aktakuza është ngritur për veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415, paragrafi 3, lidhur me paragrafët 1 dhe 2 të KPRK-së.

Shehu, sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren,  akuzohet se në cilësinë e drejtorit të Administratës ka ndikuar që operatorët ekonomik gjatë fazës së ofertimit të manipulojnë me çmime për njësi./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Motrat Mustafa mahnisin ndjekësit me pamjen e re: Safetja dhe Sahidja si 20 vjeçare

Motrat më të dashura të muzikës popullore shqiptare, Safete dhe Sahide Mustafa, kanë befasuar fansat me një paraqitje tërësisht të re dhe plot hijeshi...

Gjendet i gjallë 34-vjeçari i zhdukur në Prizren

Tre ditë pas zhdukjes së tij misterioze, G. Ç., një 34-vjeçar nga fshati Lubizhdë i Prizrenit, është gjetur i gjallë. Lajmi që pritej me ankth...

Lajmet e Fundit