29.9 C
Prizren
E premte, 1 Gusht, 2025

Ngjyroset shpata dhe përkrenarja e shtatores së Skënderbeut në Prizren – Policia nuk e cilëson si akt përdhosjeje

Shtatorja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e vendosur në qytetin e Prizrenit është ngjyrosur me ngjyrë ari. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga vëzhgimet paraprake nuk ka indikacione se veprimi është kryer me qëllim përdhosjeje.

Bytyqi tha se sipas gjendjes së konstatuar, dikush ka ngjyrosur (ose praruar) me ngjyrë ari shpatën dhe përkrenaren e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Mund të jetë një imazh i skuter, seguej dhe teksti që thotë "Trotinet Trotinetelektrik elektrik KodiMK085 Kodi 085 SPECKAL OFFER NEU 2025. MODEL y Black 329.00 EURO 259.00 EURO Sasia e kufizuar Fuqia SODW Deri 35km Distanei gjetii 15 Mbushieshpejti Mbushjee hpejti Aftäsi ngjitjeje curira fru 15' Rrota 10" BRENTONI HAME KCE nan?poT- Shpeitësic 25 km/h +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 BRUN® TECH"
“Lidhur me rastin e ngjyrosjes me ngjyrë ari të shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ju informojmë se deri më tani Policia nuk ka pranuar asnjë raportim apo ankesë zyrtare nga institucionet apo personat përgjegjës. Megjithatë, bazuar në informacionet e publikuara në media, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të konstatuar gjendjen faktike në terren. Nga vëzhgimet paraprake nuk ka indikacione se veprimi është kryer me qëllim përdhosjeje. Sipas gjendjes së konstatuar, dikush ka ngjyrosur (ose praruar) me ngjyrë ari shpatën dhe përkrenaren e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, ka thënë Bytyqi.

 

Tutje sipas tij, pavarësisht kësaj, Policia ka nisur hetimet dhe të gjitha informacionet i janë përcjellë Prokurorisë Themelore në Prizren.

“Veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë kompetente”, ka thënë Bytyqi. /Telegrafi/

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?Travel HallmajReisen Agency Halimaj Reisen ? ?? Shengjin Shengjin ??? Halimaj HalimajReisen Reisen SETR ? Halimaj Reisen HalimajReisen US 04-57D-LA ST4I Çdo ditë udhëtime Durrës Golem Vera 2025 Bileta Biletakthyese kthyese 15€ Per person Shëngjin +383 44 304 318 Velipojë +383 49 304 318 +383 44 152 263?"?

Më Shumë

Zjarri në Korishë dhe Skorobishtë të Prizrenit vihet nën kontroll

Zjarri që shpërtheu sot pasdite në zonën ndërmjet fshatrave Korishë dhe Skorobishtë të Prizrenit është vënë nën kontroll, ka bërë të ditur kryetari i...

Dëmtohen shtigjet e ecjes të Kalasë së Prizrenit

Megjithëse frekuentohet nga mijëra turistë vendorë e të huaj, Kalaja e Prizrenit nuk e ka mirëmbajtjen e duhur si objekt i rëndësishëm i trashëgimisë...

Jeta me harrimin

Lajmet e Fundit