Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë.

Skuadra prizrenase e nisi ndeshjen në mënyrë shumë të mirë, duke kaluar në epërsi me golin e Albion Kurtaj. Më pas, epërsinë e dyfishoi Liridon Fetahaj, duke krijuar avantazh të sigurt 0-2, raporton PrizrenPress.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthehen në lojë në pjesën e dytë. Besmir Fetahu ngushtoi rezultatin, ndërsa në vazhdim Enis Miranaj shënoi golin e barazimit për 2-2.

Me këtë rezultat, Liria humb dy pikë të vlefshme në garën për kreun dhe aktualisht renditet në vendin e pestë me 50 pikë, ndërsa Istogu në vendin e 14-të me 24 pikë. Ndërkaq, Dinamo, me 56 pikë, merr kreun përkohësisht./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Lajmet e Fundit