1.6 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Drejtimi strategjik i Turqisë shihet në Siri

Shkruan: David Gardner

Presidenti Erdogan është i vendosur që të ashpërsojë kufizimet institucionale, duke ushtruar pushtetin e tij të akumuluar. Por, kjo figurë kyçe ka mbetur ngushtë midis presidentit Putin dhe presidentit Donald Trump, sado që ai i admiron të dy këta, meqë edhe vetë është sundimtar i tillë

E goditur nga sulmet terroriste, me një ngadalësim të rrezikshëm të ekonomisë dhe me ushtrinë e saj që zhvillon luftime në Siri, Turqia përkundër kësaj është e konsumuar nga kampanja për ta ndryshuar kushtetutën dhe për t’ia ofruar presidentit Recep Tayyip Erdogan një presidencë ala-presidenca Vladimir Putin. Jo të gjithë, bile edhe nga vetë baza e Erdoganit, janë të sigurt se ai do ta fitojë referendumin, i cili pritet që të mbahet në prill, përkundër faktit se ai kontrollon mediat dhe e ka pushtetin në duart e veta. Për këtë shkak, qeveria neoislamiste është duke bërë një varg mashtrimesh që ta mbajë ekonominë çaluese të Turqisë në këmbë për qëllime politike. Megjithatë, prapa kësaj drame të brishtë, gjendet pyetja e madhe rreth të së ardhmes së Turqisë, një aleati të NATO-s dhe vendi kandidat për BE, i cili ka kohë që ka pushuar së qeni strumbullar i stabilitetit në Lindjen e Mesme, apo një partner te i cili fuqitë perëndimore mund të mbështeten. Në lojë është vetë drejtimi strategjik i Turqisë.

Erdogan do të donte të miqësohej edhe me Trumpin

Presidenti Erdogan është i vendosur që të ashpërsojë kufizimet institucionale, duke ushtruar pushtetin e tij të akumuluar. Por, kjo figurë kyçe ka mbetur ngushtë midis presidentit Putin dhe presidentit Donald Trump, sado që ai i admiron të dy këta, meqë edhe vet është sundimtar i tillë. Raportet me BE-në, e cila nuk ka plane reale për ta pranuar Turqinë, janë transaksionale. Brukseli është duke tentuar që ta pengojë Turqinë nga animi i saj kah Lindja, p.sh., duke thelluar unionin e përbashkët doganor, të vjetër dy dekada. Toni lutës i liderëve evropianë, që së fundmi e kanë vizituar Turqinë, mund ta kenë bërë Erdogan-in që të ndihet më mirë. Ai, pa dyshim, do të vazhdojë me retorikën e tij armiqë- sore. Janë të shumtë ata që thonë se, këto leksione, të cilat kanë përfshirë dilemat publike rreth asaj se a do ta kishte Turqia më mirë brenda Unionit ekonomik euraziatik, një projekt i Putin-it, apo në Organizatën e bashkëpunimit të Shangait, sesa në BE dhe NATO, një taktikë kjo, që ka për qëllim që të tregojë se Erdogan ka mundësi zgjedhjeje.

Kjo nuk është e qartë. Merreni shembullin e Rusisë. Erdogan, pas përmirësimit të raporteve me Putinin pas puçit të dështuar të korrikut, dëshiron të jetë i afërt me Kremlinin. Vetëm pas dritës jeshile ruse, turqit arritën t’i ndalnin forcat kurde, që i kishin bashkuar territoret e tyre në një entitet vetëqeverisës, e që kishin lidhje me kryengritjen kurde brenda Turqisë. Por edhe pikëpamjet e Putin-it rreth Turqisë mund të jenë po ashtu transaksionale: e dobishme për formimin e një trekëndëshi me Rusinë dhe Iranin në Siri dhe një shtyllë potenciale në boshtin euraziatik. Erdogan do të donte të miqësohej edhe me Trump-in, fitoren e të cilit ai dhe mediet që ai kontrollon, e përshëndetën me ovacione.

Por, pritjet e tyre nuk duken reale. ai dëshiron që SHBA-ja t’ia ekstradojë z. Gulen. Por, Erdogan mund të ketë parë se gjykatat amerikane nuk janë aq të bindura, sa sistemi juridik i Turqisë. Nëse Shtëpia e bardhë e Trump-it ndalon Vëllazërinë myslimane, të cilën e ka lavdëruar dhe mbështetur Erdogan, atëherë kjo do të ishte një kafshatë tepër e madhe që të mund të kapërdihej. Rëndësi ka nëse Uashingtoni do të vazhdojë me mbështetjen ndaj luftë- tarëve kurdë të Sirisë, në kuadër të kampanjës për ta çliruar Rakan nga ISIS-i. Me gjasë Turqia do të duhet ta dërgojë ushtrinë e saj në Raka, nëse dëshiron që Trump të ndërrojë anën. Por, forcat turke ende janë të angazhuara në perëndim. Sikur që thotë një student i strategjisë, në Stamboll: “Nëse Turqia nuk angazhohet rreth Rakës, atëherë si mundet ajo ta kritikojë bindshëm SHBA-në për mbështetjen ndaj kurdëve të Sirisë”?

Më Shumë

Fatmir Limaj: Billusha e Prizrenit, me vullnet dhe besim, rreshtohet pranë njerëzve që kanë veçVEPRA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj lajmërohet nga Prizreni, ku thotë se në Billushë u pritën me shumë vulnet e besim nga qytetarët. Limaj thotë se...

Ndahet nga jeta mjeku i QKMF-së në Prizren, Bajram Kryeziu

Mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, Bajram Kryeziu, është ndarë nga jeta. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga...

Krijimi

Lajmet e Fundit