Prizren: 62-vjeçari dyshohet se kreu vetëvrasje me armë zjarri

Një person me inicialet A.P., 62 vjeçar është raportuar të ketë kryer vetëvrasje në Prizren.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku edhe më pas ka vdekur, konfirmon zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Mund të jetë një imazh i teksti

“Përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e tij. Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale”, konfirmon Bytyqi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Hetimet janë në zhvillim e sipër.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

Më Shumë

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit