14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Pele e pranon se Ronaldo ia ka thyer rekordin

Pele duket se e ka pranuar faktin që Cristiano Ronaldo e ka thyer rekordin e tij dhe e ka uruar superyllin e Juventusit. Ka qenë një debat i gjerë lidhur me numrin e saktë të golave të shënuar në gara zyrtare.

Derisa legjenda braziliani ka thënë se e mban rekordin me më shumë se 1.000 gola, ka pasur të tillë që kanë thënë se Josef Bican ka realizuar 805 sosh, edhe pse numri zyrtar i golave të regjistruar nga ai është 759.

Porse pas het-trikut ndaj Cagliarit, Pele më në fund e ka pranuar rekordin e jashtëzakonshëm të CR7.

“Cristiano, jeta është një rrugëtim i vetëm. Secili e bën rrugëtimin e vet. Dhe çfarë rrugëtimi të bukur je duke bërë! Të admiroj shumë, më pëlqen të të shoh duke luajtur dhe kjo nuk është fshehtësi për askënd”.

“Urime për thyerjen e rekordit tim të golave në ndeshjet zyrtare. Pendimi im i vetëm është që nuk kam mundur të të përqafoj sot”.

“Mirëpo, po e lë këtë fotografi për nder tëndin, me shumë dashur, si simbol i një miqësie që ka ekzistuar ndër vite”, ka shkruar Pele në Instagram.

Më Shumë

Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan

Një shtetas amerikan e ka humbur jetën sot rreth orës 17:00 në Prevallë, pas një vetaksidenti. Rastin  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë...

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Delirium

Lajmet e Fundit