Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale.

Sipas statistikave të marra nga ekipet shëndetësore të laboratorëve, ka raste kur për të bërë analiza, në një ditë mund të regjistrohen deri në 250 persona.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

 

Por situata e krijuar nga tërheqja e mjeteve buxhetore nga përmbaruesi në këtë komunë po e vështirëson mbarëvajtjen e punës.

Sipas drejtorit të QKMF-së Sylejman Baxhaku, reagenca për analiza mund të ketë vetëm edhe për rreth dy javë.

“Realisht mund ta shtyjmë edhe një jave ose dy javë. Tashmë ne i kemi ndërmarrë hapat jemi munduar që përmes drejtorisë jemi munduar të sigurojmë fonde që me hap tenderin furnizim me reagenca dhe barna tjera të nevojshme nuk është problemi vetëm te reagencat ne kemi edhe një fond që duhet furnizuar me barna qytetarët, sepse furnizimi me barna ndodhë prej dy burimeve një prej Ministrisë Shëndetësisë dhe një prej fondove vetanake. Këtë pjesën që ne duhet ta sigurojmë është bukur sfiduese dhe shumë e vështirë”, ka thënë Baxhaku.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Sipas Sylejmanit, mungesën e mjeteve nuk po e vuan vetëm departamenti i diagnostikimit, por edhe repartet e tjera.

” Duke filluar nga ndërtimi i ambulancës që është parapa për fshatin Vlashnje, ndërtimi I ambulancës në fshatin Piranë renovimi flotës me automjete për shërbimin e dializës të cilat janë të stër vjetruara natyrisht edhe tek mallrat dhe shërbimet duke përfshirë edhe laboratorët që është esencial nuk mundet pa u prek radiologjia ku bëhen mamografitë Echo e gjirit natyrisht materialet shpenzuese”, ka shtuar Baxhaku.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaron se vetëm kësaj komune i janë marrë nga buxheti 17 milion euro.

” Deri më tani për buxhetin e e vitit 2026 60% e buxhetit drejtorisë së Shërbimeve Publike i’u është marrë kanë marrë nga kategoria e subvencioneve që është një presedan kanë marrë mjete ga mallërat dhe shërbimet dhe besoni kemi qenë në pozitë shumë të vështirë që qendra kryesore e mjekësisë familjare të mbetët pa reagenca për mos me mujt me bo analiza” ka thënë Totaj.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Totaj thotë se mjetet po tërhiqen pa asnjë paralajmërim.

“Nuk i tregohet komunës se ekziston një urdhër për përmbarim nuk i tregohet cila është vlera dhe nuk pritet që komuna t’i orientoj në çfarë pozicioni buxhetor me i marrë kjo kish me i minimizupasojat edhe pse nuk është zgjidhje”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, dega e Vetëvendosjes në Prizren i ka reaguar deklaratave të kryetarit Totaj, duke thënë se fajtore për situatën e krijuar nuk është subjekti i tyre politik, por kontrata kolektive e miratuar nga qeveritë e asaj kohë.

” Nuk e ka marrë këto qeveria e Albin Kurtit e ka marrë qeveria e PDK-së ka qenë në pushtet për vendimin e kontratave kolektive në arsim dhe shëndetësi, pastaj, këto përmbarime vijnë edhe për kompenzime për shujtat transporte dhe inflacion për shërbyesit civil vonesa në pagesë ndaj furnitorëve dhe në projekte kapitale të dështuara”, ka thënë Kajranfil Haxhillari nga Vetëvendosje.

Me të njëjtin problem po përballen edhe komuna të tjera të rajonit të Prizrenit dhe jo vetëm.rtk

MMarketing

 

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit