13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ahmeti: Ngjarjet në Kumanovë nuk kanë lidhje me BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikatë për media bën të ditur se të gjitha organet e kësaj partie kanë ndjekur prej së afërmi të gjitha zhvillimet në Kumanovë më 9 dhe 10 maj dhe kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me popullatën e Kumanovës dhe Likovës, me degët dhe këshillat vendor të BDI-së në këto dy komuna, me pushtetin lokal, legjislativ dhe ekzekutiv si dhe me institucionet përkatëse

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që ngjarjet në Kumanovë dhe Goshincë, por pa harruar edhe incidentet e tjera të sigurisë në muajt e fundit, nuk janë në vijë me orientimet tona strategjike dhe nuk paraqesin interes dhe përcaktim të kombit shqiptar në vend dhe rajon”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia e Ali Ahmetit pas një mbledhje të Këshillit Qendror të mbajtur në Tetovë.

BDI u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve në përleshjen e armatosur në Kumanovë dhe uron shërim sa më të shpejtë dhe të lehtë për të plagosurit.

Në komunikatë thuhet se BDI garanton që institucionet e shtetit do të ndihmojnë banorët e Lagjes së Trimave për dëmet materiale.
“Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për proces transparent hetimor dhe gjyqësor për të përfshirët në përleshjet e 9 dhe 10 majit në qytetin e Kumanovës”, thuhet në njoftim.

Siç njoftohet në komunikatë BDI mbetet e përkushtuar për një Maqedoni stabile dhe të sigurt.

“Jemi të përkushtuar, në bashkëpunim me SHBA, BE dhe NATO, që ta arrijmë barabarësi të plotë midis shqiptarëve dhe maqedonasve, të vijojmë zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit në germë dhe në frymë, të mirëmbajmë marrëdhënie të mira ndëretnike por edhe me fqinjët, të tejkalojmë kontestet që po mbajnë peng procesin integrues Euroatlantik në paqe e stabilitet si dhe të anëtarësohemi ditë më parë në Aleancën Veriatlantike dhe të fillojmë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

BDI falënderon ambasadën e ShBA-ve , zyrat e OSBE-së dhe BE-së dhe NATO-s në Maqedoni bashkë me ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe komisarin Hahn për komunikimin intensiv dhe kontributin në tejkalimin e krizës së sigurisë në Kumanovë.

Më Shumë

Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.   Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike...

Ekrem Kastrati vendos buqetë lulesh pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Indrit Cara

Një delegacion i kryetarëve të komunave të Kosovës, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, po qëndrojnë për vizitë punë në...

Lajmet e Fundit