4.9 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Aktakuzë ndaj personit që grabiti një biznes në Prizren, duke sulmuar me brisk punëtoren

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.L., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale  “Grabitja”.

 

Sipas aktakuzës, me datë 08.10.2023, rreth orës 14.00min, në Prizren, saktësisht në zyrat e një operatori telefonik, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, i dyshuari B.L. përvetëson pasurinë e luajtshme të të dëmtuarës “T.K.- Sh.A”, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme

I dyshuari “…sapo hyn brenda në objekt afrohet te punëtorja – e dëmtuara D.T. – të cilës i kërkon informata rreth ofertave. E dëmtuara, pasi i merr numrin e telefonit dhe derisa ishte duke i shpjeguar ofertat, në ato momente i pandehuri e nxjerr briskun dhe nën kërcënim të të njëjtit i hedhet mbi trup, me forcë i zgjat duart tek arka dhe duke e larguar të dëmtuarën nga tavolina e godet të njëjtën në fytyrë dhe qafë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe nga arka arrin të marr një shumë të hollash, dhe largohet nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur, i cili në ikje e sipër e hedh në vend të panjohur briskun, mjet ky me të cilin e kishte kryer veprën penale”, thuhet në aktakuzë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Më Shumë

Nëntë të akuzuar për laboratorin e drogës në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave lidhur me rastin e zbulimit të laboratorit të drogës në një banesë në Prizren...

Super ndeshje në Rahovec: Bashkimi mposhtet sërish

Rahoveci 029 ka realizuar një paraqitje të shkëlqyer para tifozëve të vet, duke mposhtur liderin Bashkimin me rezultat 77:72 (19:17, 21:17, 11:20, 26:18). Sfida...

Lajmet e Fundit