-0.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Janar, 2023

Aktori i famshëm Will Smith rrëfen momentin kur mendoi vetëvrasjen

Aktori Will Smith është bërë pjesë e një akti me seri të Youtube të quajtur “Best Shape of My Life”, ku do të dëshmojë transformimin e tij fizik në disa javë.

Ai synon të humbasë 20 kilogramë në 20 javë. Aktori 53-vjeçar shihet në trailerin e serialit duke shkruar kujtimet e tij, duke u ushtruar dhe i ulur rreth një tavoline me fëmijët e tij Trey, 28 vjeç, Willow, 20 vjeçe dhe Jaden, 23.

Smith dëgjohet të thotë në trailer se filmimi i shfaqjes bëri që ai të zbulonte shumë gjëra të fshehura për veten e tij.

“Kur fillova këtë shfaqje, mendova se po hyja në formën më të mirë të jetës sime fizikisht, por mendërisht isha diku tjetër. Përfundova duke zbuluar shumë gjëra të fshehura për veten time. Ishte e vetmja herë në jetën time që kam menduar ndonjëherë vetëvrasjen,” -tha ai.

Nuk është e qartë se kur aktori i pati këto mendime vetëvrasëse. Seriali publikohet më 8 nëntor.

Më Shumë

Arrestohet personi i kërkuar në Vërmicë

Një person i kërkuar është arrestuar në Vërmicë. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës, përcjell ‘PrizrenPress’ PKK Vërmicë 25.01.2023 – 18:10. Në bazë...

Giroud: Dua ta përfundoj karrierën në Milan

Futbollisti francez, Olivier Giroud, ka thënë se dëshiron ta vazhdojë kontratën me Milan-in edhe për një sezon dhe ta mbyllë karrierën me kuqezinjtë. Në një...

Lajmet e Fundit