Allegri: Nuk dua një Juventus të bukur, por që fiton

Në prag të ndeshjes ndaj Salernitanës, trajneri i Juventusit, Allegri foli në konferencë për mediat. Strategu livornez përsëriti idenë e tij se ekipi duhet të fitojë dhe jo të luajë bukur.

“Ndaj PSG-së shohim anën pozitive që filluam të reagonim pasi pësuam golin e dytë. Ata janë një ekip shumë i fortë, por ne mundeshim të bënim diçka më shumë.

Unë jam i zemëruar sepse nuk dua një Juventus të bukur, por një Juventus që di të fitojë. Rezultati ka shumë rëndësi, dhe vetëm ai, nuk na duhet loja e bukur nëse nuk arrijmë të marrim pikë.

Duhet të përballemi ndaj çdo ekipi me seriozitetin e duhur, duhet vetëm të fitojmë, nuk më intereson loja e bukur”, tha Allegri.

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit