4 C
Prizren
E premte, 13 Dhjetor, 2024

Amnistohen ish-spiunët e partive

spiunatMe miratimin e Ligjit për amnisti mund të përfitojnë edhe ish-pjesëtarët e shërbimeve sekrete, të cilat kanë ushtruar funksion në periudha të caktuara, siç është Sigurimi i Atdheut, si dhe Shërbimi Informativ i Kosovës. Kjo, pasi sipas njohësve të çështjeve juridike, ligji nuk i përcakton kategoritë e caktuara, por vetëm i përmbledh në “kryerës të veprave penale”.

Analistë të sigurisë thonë se ligji nuk mund të amnistojë ata individë, të cilët kanë keqpërdorur institucionin e SHIK-ut, pasi që sipas tyre këta ish-pjesëtarë nuk kanë për çka të amnistohen, pasi që nuk janë të inkriminuar në ndonjë vepër penale.

Njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka, ka thënë se pa dyshim që kjo kategori do të amnistohet, pasi që me ligj nuk bëhet identifikimi i asnjë kategorie por vetëm përcaktohet si “kryerësit e veprave penale”,

“Pa fijen e dyshimit ata do të jenë të amnistuar për veprat penale, që janë numëruar aty me ligj. Pra, është fjala se kush është përfitues me këtë ligj”, ka thënë Smaka, shkruan Kosova sot

Më Shumë

Shtyhet për të hënën seanca për paraqitjen e parë të Isni Kilajt

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur që të shtyjnë për të hënën me 9 dhjetor 2024, paraqitjen e parë të...

Përurohet stacioni i ri i Policisë se Kosovës në Mamushë

Në Komunën e Mamushës u përurua sot stacioni i ri i policisë se Kosovës. Kjo komune që popullohet nga komuniteti turk është vlerësuar si më...

Darka e Lamës

Lajmet e Fundit