16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Sot seanca e radhës për rastin “Kleçka”

Fatmir-Limaj5-22Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në orën 10:00, sot do të vazhdojë rigjykimi i Fatmir Limajt dhe nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij në rastin “Kleçka”. Nëpërmjet videolinkut pritet të dëshmojnë arkeologia e forenzikës, Sesilia Kropa dhe patologu Marek Gasior.

Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se në këtë seancë gjyqësore nëpërmjet videolinkut do të dëshmojnë arkeologia e forenzikës, Sesilia Kropa dhe patologu Marek Gasior. “Këta dy ekspertë janë propozuar nga kryetari i trupit gjykues në rastin ‘Kleçka’”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, këta dy ekspertë nuk kanë çfarë të deklarojnë për Fatmir Limajn më shumë sesa në gjykimin e kaluar, ku Limaj ishte shpallur i pafajshëm. “Në raport me Fatmir Limajn, dëshmia e këtyre dy ekspertëve nuk mund të ndryshojë për shkak se ata janë marrë me gjendjen faktike në terren”, ka thënë për ”Epokën e re” avokati Gashi.

Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se sot (e martë) mund edhe të përfundojë marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe në shtator të përfundojë i tërë procesi gjyqësor kundër Limajt dhe të tjerëve.

“Nëse këta dy dëshmitarë e përfundojnë dëshminë e tyre nëpërmjet videolinkut, atëherë kjo do të jetë seanca e fundit para shtatorit, kur pritet vazhdimi dhe përfundimi i këtij rigjykimi. Dhe nëse eventualisht është e nevojshme edhe një ditë për t’u marrë në pyetje këta dëshmitarë, atëherë do të vazhdohet më 18 korrik”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se nuk e ka idenë se për çfarë arsye i ka ftuar për të dëshmuar këta dy ekspertë kryetari i trupit gjykues. “Nuk mund ta dijë se çfarë ka në tru kryetari i trupit gjykues”, ka thënë avokati Gashi.

Më Shumë

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Lajmet e Fundit