18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Analistët kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara

KuvendiKosoves5-27Vazhdimi i mandatit të vendeve të rezervuara për komunitet pakicë, nuk duhet të pranohet si “kusht”nga institucionet kosovare, thonë analistët politikë. Kjo sipas tyre do të krijonte precedentë që do të çonte në kompromise tjera, në raport me shtetësinë e Kosovës.

Çështja e vendeve të rezervuara për minoritete, duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, por duke lënë mundësinë që në një periudhë të caktuar, kjo të kaloj me automatizëm, thonë njohësit politik, raporton RTK.

Albert Krasniqi, nga instituti KIPRED, thotë se çdo kushtëzim që mund të vijë në minoritete për vendet e rezervuara, ose për çështje të tjera që lidhen me proceset e rëndësishme për vendin, nuk duhet të pranohet nga institucionet vendore, sepse kjo paraqet rrezik të përhershëm për destabilizim.

“Ulëset e rezervuara nuk po kërkohen për shkak të avancimit të pozitës së minoriteteve, këto janë kryesisht për shkak të interesave për pushtet të këtyre individëve, brenda partive jo shumicë. Nëse këto parti dëshirojnë në kenë përfaqësim më të madh në Kuvend, atëherë ato duhet të mobilizojnë elektoratin e tyre, të dalin të votojnë dhe t’i meritojnë këto ulëse”, thotë Krasniqi.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, mendon se institucionet e vendit duhet të ruhen nga vazhdimi për një ose dy mandate të vendeve të rezervuara, nëse kjo hapë pastaj parimet që janë vendosur me pakon e Ahtisarit.

“Paraqet një precedent të rrezikshëm, në mënyrë që sa herë të ketë nevojë për ndryshime kushtetuese, qoftë edhe për elemente më funksionale të shtetit të Kosovës, të ketë një kundër kërkesë prej komuniteteve jo shumicë, dhe këto procese në mënyrë konstante të jenë të kushtëzuara, gjë që sjell Kosovën, në një terren shumë të rrezikshëm të ndryshimit të parimeve, që njëherë janë vendosur në negociatat e Vienës“, thotë Korenica.

Më Shumë

Totaj merr pjesë në dëgjimet publike në disa fshatra për buxhetin e vitit 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit ka  marrë pjesë dje në dëgjimet publike në disa fshatra  për...

12 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë...

Lajmet e Fundit