11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Analistët: Zgjedhje të reja ose koalicion i gjerë

QeveriaKosoves-NdertesaNë situatën kur Vetëvendosje duket se ka kushte të papërballueshme për bllokun LDK-AAK-Nisma, Lista Serbe do të marrë rol kyç për formimin e Qeverisë, e cila do të ishte një qeveri e brishtë. Analistët thonë se nuk do të jetë e shëndetshme për institucionet e Kosovës, nëse cilido bllok politik tenton ta formojë Qeverinë duke u bazuar në votat e Listës Serbe.

Zgjedhje të reja, ose koalicion të gjerë. Kështu e shohin analistët situatën politike, nëse Lista Serbe do të jetë faktor për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë se nëse përsëritet skenari i zgjedhjes së kryeparlamentarit, ku ishin 65 vota prej të cilave edhe të Listës Serbe, atëherë, sipas tij, nuk do të ketë mundësi tjetër, përveç një koalicioni të gjerë të partive shqiptare, ose zgjedhje të reja.

“Mendoj se liderët kosovarë nuk mund t’ia lejojnë veti luksin që githë qeverinë dhe gjithë projektet për qytetarët e Kosovës t’i lënë në dorë të Listës Serpska, një listë shumë problematike për vetë mënyrën se si është formuar dhe për lidhjet e saj që i ka me Qeverinë në Beograd. Lista Srpska duhet të jetë pjesë e koalicionit, por jo që ajo të jetë vendimmarrëse. Jo që koalicioni të varet vetëm prej Listës Srpska”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Edhe analisti Albert Krasniqi, thotë se situata aktuale politike e favorizon shumë Listën Serbe cilido bllok politik që do ta formojë Qeverinë. Kjo për faktin se sipas tij, nëse Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, do t’i mundësohet Listës Serbe që t’i shtyjë çështjet që janë të prioritare.

“Kjo nuk është e shëndetshme për institucionet e Republikës së Kosovës, pasi që e dimë se Lista Serbe është themeluar në Beograd, krerët e saj janë vendosur pikërisht nga Qeveria e Serbisë dhe Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të shantazhohet nga Lista Serbe, veçmas në çështjen e dialogut me Serbinë”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.

Ndryshe, PDK-ja ditë më parë ka dalë me qëndrimin se çdo Qeveri që do të formohej pa i pasur më shumë se 80 deputetë do ta fuste Kosovën në krizë institucionale. Një deklaratë të tillë të PDK-së, Lista Serbe e ka marrë si sinjal që qeveria nuk duhet të varet nga pakicat, andaj, kreu i kësaj liste, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se këto deklarata që vijnë nga PDK-ja vetëm sa mund t’ia mbyllin dyert kësaj partie tek Lista Serbe. Jabllanoviq ka theksuar se për Listën Serbe është me rëndësi që nuk është Hashim Thaçi ai që vendos se kush do të jetë pjesë e qeverisë, dhe për këtë, Jabllanoviq ka thënë se kjo i jep qetësi dhe siguri Listës Serbe.

Më Shumë

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

“Vizitova Krushën e Madhe, e njoha në audiencë zonjën Hoti…”/ Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur...

Lajmet e Fundit