27.7 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Anton Quni: Ndërmarrësve do t’u krijojmë sa më shumë lehtësira

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vijuar me shpalosjen e programit qeverisës nëpër biznese.

Quni, këtë radhë ndaloi te kompania “PUNTEX”, e cila prodhon veshje- uniforma të ndryshme, për të cilën tha se është një storie e suksesit në Prizren.

“Tre partnerët ndërmarrës, Shpendi, Ramadani dhe Yrani, na kanë njohur me sfidat e kompanisë së tyre ndër vite, hapat e veprimtarisë, problemet dhe vështirësitë të cilat nuk janë të pakta, në rrugëtimin e tyre të të bërit biznes. Tre persona të dashur, modest e të përkushtuar në punën që bëjnë, kanë arritur që suksesshëm të hapin dhjetëra vende pune, kryesisht për gra dhe vajza të reja. Biznese të tilla, që krijojnë vende pune për gra e vajza, gjatë qeverisjes time, do ta kenë mbështetjen e veçantë duke i subvencionuar dhe stimuluar për më shumë vende pune”, ka theksuar Quni.

Ai, më tej, tha se “Parkun e Biznesit’, që do t’ua lehtësonte zhvillimin e veprimtarisë, do ta finalizojnë në afat rekord, duke e pajisur me infrastrukturën e nevojshme që nuk e ka momentalisht, si dhe duke e bërë parcializimin në bashkëpunim me bizneset, sipas nevojave dhe specifikave të veprimtarive përkatëse.

“Ndërmarrësve do t’u krijojmë sa më shumë lehtësira, sepse ata janë bartësit e zhvillimit të Prizrenit dhe uljes së papunësisë”, ka thënë Quni.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Lajmet e Fundit