3.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Arrestohen dy të mitur për armëmbajtje pa leje në Suharekë

Dy të mitur janë shoqëruar në stacionin policor pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë dhe një karikator me 10 fishekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:30 në fshatin Gjinoc, të Suharekës.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë dhe një karikator me 10 fishekë”, thuhet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rast shkon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Andre Onana mund të pezullohet nga FIFA nëse refuzon Kupën e Kombeve në Afrikë

Andre Onana mund të ndalohet të luajë për Manchester United nëse vendos të refuzojë një thirrje për të luajtur në Kupën e Kombeve të...

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune: Një mësimdhënës ose mësimdhënëse për lëndën e matematikës. Kandidati duhet të fillojë punën më 09.01.2024 deri më 30.06.2024,...

Lajmet e Fundit