10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Arrestohet zëvendës Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit

Pesë persona janë arrestuar deri tani me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri SPAK për çështjen e inceneratorëve.

Mes personave të vënë në pranga, nga 11 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK është edhe zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishi.

Biznesmeni Arben Dervishi dyshohet se ka përfituar në mënyrë të parregullt përmes një firme konsulence, kryesisht me inceneratorin e Fierit.

Euronews Albania mëson se janë vendosur masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “arrest me burg” për: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Mirel Mërtiri.

Personat e mësipërm akuzohen për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre për 2 inceneratorët, të Fierit dhe Elbasanit.

Reklama

Disa prej personave nuk janë gjetur në banesë dhe ka dyshime që ndodhen jashtë vendit.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për hetimet dhe detajet nga operacioni. /Euronews Albania/

Më Shumë

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit