27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Asnjë rast i konfirmuar me COVID-19, por Dragashi mbetet i izoluar

Me futjen e Komunës së Prizrenit në karantinë janë izoluar edhe banorët e Komunës se Dragashit, ani pse këtu nuk është asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Por, kjo komunë nuk ka rrugë tjetër alternative për të lëvizur pos përmes Prizrenit.

19 fshatra të banuar me shqiptarë, e 18 të banuar me goranë e boshnjakë në Dragash, duhet të qarkullojnë vetëm me leje, raporton KOHA.

Qytetarët mirëpresin këto masa si formë pozitive për menaxhim të situatës me koronavirus, por izolimi po u shkakton mjaft vështirësi.

Përfaqësuesi i banorëve të Dragashit thotë se me gjithë vështirësitë që ky izolim po ua sjell janë duke u ndihmuar familjet që kanë nevojë.

Në Komunë tregojnë se situata, megjithatë, është e menaxhueshme.

Sipas nënkryetarit të Dragashit, Selami Sahitit, janë identifikuar rreth 70 persona të ardhur nga vende të tjera në këtë komunë, e që të gjithë, sipas tij, kanë qëndruar në vetizolim.

Komuna fqinje e Dragashit, Prizreni, deri tani ka mbi 35 raste të konfirmuara me COVID-19.

Më Shumë

Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të policisë, i...

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël godet financiarisht fermerët

Të enjten (3 korrik) është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në vendin tonë, gjegjësisht në një fermë...

Lajmet e Fundit