5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Austria s’i do punëtorët kroatë

Rreth 28 mijë shtetas të Kroacisë kanë punuar në Austri gjatë vitit të kaluar, derisa ky numër shkon duke u rritur çdo vit prej 1-2 për qind.

Qeveria e Austrisë ka vendosur që të kërkojë nga Komisioni Evropian që ta zgjasin periudhën e tranzicionit deri në vitin 2020, kohë kjo gjatë së cilës kroatët nuk kanë qasje të plotë në tregun austriak të punës.

Austria po i konsideron punëkërkuesit nga Kroaci si rrezik potencial për tregun vendor. Ky vendim u bë publik nga Kancelari Sebastian Kurz dhe ka gjetur mbështetje edhe te presidenti Christoph Leitl, përcjell ksp.

Si një nga arsyet për këtë është se një numër i madh i të pa punësuarve kroatë kanë filluar që të jetojnë në Austri. Janë rreth 4 mijë e 800 të papunë që kanë ardhur nga Kroacia ndërsa tani jetojnë në Austri. Shteti austriak momentalisht është duke shqyrtuar turizmin dhe punësimin sezonal.

Shtetet e BE-së kanë të drejtë të kufizojnë qasjen e punëtorëve nga shtetet e tjera në tregun e tyre. Kjo mund të bëhet nëse vlerësohet që hapja e plotë e kufijve ndikon negativisht në tregun vendor të punës. Nëse Brukseli miraton kërkesën e Austrisë, atëherë kroatët do të jenë të kufizuar për të qenë pjesë e tregut të punës në Austri deri me 1 korrik të vitit 2020.

Më Shumë

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Lajmet e Fundit