24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Bajrami: Kosovës i mjaftojnë 120 deputetë

arsim bajramiProfesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka folur për rritjen eventuale të numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Ai theksoi se numri prej 120 deputetësh në legjislativin e vendit, është numër i mjaftueshëm dhe në përputhje me numrin e popullsisë së Republikës së Kosovës.

Bajrami tha për Telegrafin se edhe shtetet të cilat kanë numër më të madh të banorëve se Republika e Kosovës, si p.sh. Republika e Sllovenisë, në Parlamentin e saj kanë numër më të vogël të deputetëve sesa Parlamenti i Kosovës.

“Çfarëdo rritje e numrit të deputetëve, do ta prish ekuilibrin në Kuvend. Ky ekuilibër është vendosur mirë në atë që njihet si ‘diskriminim pozitiv’, ku pakicave iu është mundësuar një përfaqësim dinjitoz në legjislativin e vendit. Cilado rritje e numrit të deputetëve do ta prish këtë ekuilibër. Dhe, e quaj të panevojshme çfarëdo ndërhyrje në këtë drejtim. Çdo rritje e numrit të ligjvënësve do të kishte edhe implikime buxhetore, do të ndikonte në procesin e vendimmarrjes, do ta rriste shumicën e kualifikuar, do ta rriste shumicën e dyfishtë dhe do ta ndërronte komplet procesin e vendimmarrjes”.

Sipas tij, numri prej 120 deputetëve është numër që i përgjigjet numrit të votuesve dhe numrit të partive politike.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar për media se Kuvendi i ardhshëm duhet t’i ketë 135 deputetë, 20 për pakicat, pesë për diasporën dhe 110 për t’u fituar në zgjedhje!

Më Shumë

Gjendet shëndosh e mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Hasit të Prizrenit

Është gjetur shëndosh e mirë, 85-vjeçari Nebi Tejeci. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, transmeton Klankosova.tv. “Operacioni është realizuar me bashkëpunim...

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Lajmet e Fundit