13.9 C
Prizren
E martë, 25 Mars, 2025

Bastisje në Rahovec, shoqërohet në polici i dyshuari për vrasjen e Pistës

ElvisPista14Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në Rahovec që lidhen me vrasjen e kandidatët për deputet të PDK-së, Elvis Pista.
Këto burime thonë se pas bastisjes është shoqëruar në polici Mentor Dërguti që njihet edhe si Mentor Veliu.
“Ky person me pas është liruar dhe i është lënë thirrja që të paraqitet nesër në Policinë e Kosovës në Prishtinë”, ka thënë një burim i sigurt brenda Policisë së Kosovës.
Bastisja është kryer në orën 10 të mëngjesit nga njësia për reagim të shpejt në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor të Prizrenit.
Elvis Pista u vra më 15 qershor rreth orës 00:45 min në oborrin e restorantit “Haja Petrol” në rrugën transite. Mbrëmjen tragjike, Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij.
Deri me tash nuk ka pasur të arrestuar për vrasjen e Pistës. /Indeksonline/

Më Shumë

Policia e konfirmon shtëpinë që mori flakë në Rahovec: Nuk ka të lënduar

Shtëpia e një personi është përfshirë nga zjarri në Rahovec, në rrethana të panjohura, të shtunën. Në raportin 24-orësh thuhet se nga zjarri ishte përfshirë...

Hajnat vjedhin para, ari dhe orë me vlerë në një shtëpi në Prizren

Një personi në Prizren i janë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe disa orë më vlerë. Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24...

Lajmet e Fundit