26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Bedri Pejani u helmua në burgun e Prizrenit

Peja dhe Dukagjini nën shekuj, gjatë tërë historisë, i dhanë figura të ndritura kombit tonë, të cilat në rrugë- timet tona shekullore drejt lirisë ishin fanarë që ndriçonin në errësirën që na e sillnin pushtuesit e këtyre trevave. Pikërisht këta burra manin lart flakadanin që ndriçonte rrugët tona historike. Njëra ndër këto figura të mëdha të kombit të historisë sonë kombëtare është edhe Bedri Abdi Pejani, i lindur në Pejë, në vitin 1885. Për emrin dhe figurën e tij historike se fundmi kanë hedhur dritë edhe Muhanet Sadiku në librin e tij ‘Qëndresa Nacionaliste e Pejës 1941- 1945’ dhe Reshat Nurboja në monografinë ‘Peja nëpër vite e shekuj’, vepra këto të cilat përpos personaliteteve tjera të shquara të kombit, Bedri Pejanin e radhisin ndër figurat emblematike të Pejës. Bedri Pejani ka lindur në qytetin e Pejës, më 10 qershor 1885, me emrin Bedri Thaçi, i biri i Abdi Thaçit (Pejani). Për të referuar në origjinën e familjes së tij ai përdori emrin Pejani (nga Peja), siç ishte zakon për këtë periudhë. Pejani ishte aktiv në Lëvizjen Nacionaliste të shqiptarëve në rajonin e Shkupit kundër administratës turqve të rinj në vitin 1908. Ai u dënua me vdekje nga Gjykata ushtarake osmane. Bedri Pejani shkollën e mesme e kreu në “Robert College” dhe studimet e larta n? Degën e Historisë në Universitetin e Stambollit. Delegat në Kongresin e Manastirit (1908), organizator dhe kryetar i Kongresit të Dytë të Manastirit dhe sekretar i Komitetit i Komitetit të Kosovës” (1918-1924). Në nëntor 1912 u zgjodh përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, firmoi aktin e pavarësisë me 28 nëntor 1912, shkruan gazeta Kosova Sot.

U angazhua në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe Çamërisë

Më 1920 bëhet redaktor i gazetës ‘Populli’, me qendër në Shkodër. Përkthen “Kujtimet” e Hasan Prishtinës nga frëngjishtja, të cilit i ndiqte moton “edhe me djallin do të bashkëpunojsha për me bashkue Kosovën me nanën Shqipní”. Gjatë harkut kohor 1921-23 është pjesë e Partisë Popullore. Mbështetës i kryengritjes së Fan Nolit dhe anëtar i KONARE-s. Me fitoren e legalitetit largohet nga Shqipëria, Ahmet Zogu e dënon në mungesë e më tej do ta amnistojë. U angazhua në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar Aleksandër Moisiu. Mori pjesë në Komintern dhe u integrua në lëvizjen nacionalçlirimtare. Bedri Pejani apo Babushi, në vitin 1943 qe internuar në Porto-Romano si nacionalist i majtë nga fashistët italian. U lirua më 13 shtator 1943 me hapjen e kampit nga Xhafer Deva dhe Asim Abdurrahmani Shpuza. Por, në mënyrë të beftë, kur nisi të dukej se luftës po i vinte fundi, për shkak të situatës së ndërlikuar në Kosovë, në ish-Jugosllavi dhe më gjerë në Ballkan, ai renditet skajshmërisht djathtas. Me inkurajimin e Rexhep Mitrovicës, kryeministër, por edhe të krerëve tjerë nacionalistë, si Xhaferr Deva etj., ai pranoi përgjegjësinë të merrej me organizimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” ku u bë dhe kryetar.

Letra e Pejanit

Se sa shumë e deshi Pejën vendin e lindjes së tij Muhamet Sadiku cek një shkrim të Pejanit që flet shumë për të si intelektual dhe atdhetar. “Peja e jeme, Peja e andrrave të mia, Peja ku pashë dritën e parë, u rrita dhe u burrnova, djepi i frymëzimeve të mija ma fisnike për shqiptar…. Po e dijë janë çelur plagë të rënda e të reja tash se fundi, me vrasjen e 14 djelmoshave të rinj të Pejës më 17 prill, nga dora mizore e çetnikëve serbë e malazezë, për të vetmen arsye se mbajtën flamurin kombëtar në duart e tyre dhe të sa e sa qindra tjerësh, të pushkatuem, vetëm pse ishin shqiptarë. Por gjaku i huaj e ka gjobën e rëndë…”. Kështu shkruante ndër të tjera Bedri Pejani në vitin 1941. Pas Luftës se Dytë Botërore. Bedri Pejani u gjind në Shkodër dhe i shoqëruar nga luftëtari Spanjës dhe shkrimtari Petro Marko dhe njëri nga liderët komunistë, Hysni Sako, ai niset nga Shkodra për Tiranë. Ai në këtë rrugëtim të tij shpreh shqetësimet e tij rreth përqafimit të komunistëve shqiptarë me komunistët jugosllavë dhe tërhiqte vërejtjen për pasojat afatgjate të këtij përqafimi. Gjithë jetën e vuri në shërbim të kombit e të atdheut dhe për këtë qëllim bashkëpunoi edhe me Kominternin dhe me LNÇ. Nga janari deri në mes të qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Në vitin 1945 u arrestua nga sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe u është dorëzuar autoriteteve jugosllave, të cilat shumë shpejt e dënuan me vdekje. Bedri Pejani u helmua në burgun e Prizrenit dhe vdes së bashku me Fuad Dibrën, Lazim Komanin dhe patriot të tjerë, të cilët e deshën aq shumë atdheun e tyre.

Më Shumë

Memli Krasniqi e konfirmon se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, konfirmoi se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit. Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe...

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Lajmet e Fundit