8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Begaj: Zbatova vendimin e Mujës

Ramadan Muja

(E Plotësuar) Basri Begaj dhe Jetish  Abdullahu kanë dëshmuar sot në në gjykimin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe drejtorëve të tij.Dëshmitari Begaj, ka dëshmuar në cilësinë e juristit në Drejtorin e Gjeodezisë dhe Kadastrës së Komunës së Prizrenit, për  e Qendrës Arsimore “Gulistan”. Begaj tha se nuk ka bërë asgjë tjetër përveç se  ka respektuar  vendimin e Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës. “Unë kam zbatuar vetëm vendimin e kryetarit të Komunës.Me ligj jam i obliguar të zbatoj vendimet e kryetarit”, tha Begaj.

Ai tregoi se  zbatimi i vendimi është bërë edhe me kërkesë të drejtorit të Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrës, Avni Ademaj.” Ademaj ka kërkuar nga unë që të zbatojë vendimin e kryetarit dhe unë e kam zbatuar këtë kërkesë”, tha Begaj.

Muja edhe sot në gjykatë

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, edhe sot do të paraqitet në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Edhe në këtë seancë është paraparë që të dëshmojnë dëshmitarët e Prokurorisë.

Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës tha se gjykimi ndaj Ramadan Mujës, do të vazhdojë rregullisht gjatë tërë muajt shtator.”Gjykimi do të zgjatë gjatë tërë muajt”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Sipas tij, gjykimet gjatë këtij muaj do të mbahen çdo ditë, përjashtuar ditët e pushimit.

Dje në gjykimin e Mujës kanë dëshmuar ish-avokatët dhe avokati aktual i Komunës së Prizrenit. Atha kanë fajësuar Drejtorinë e Kadsatrës dhe Gjeodezisë për mosrepsketim të vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

.Ish-avokati Agron Hoxhaj ka thënë se nëpërmjet një shkrese ka kërkuar nga Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës që të respektohet vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës për kthimin e pronës në gjendjen e më pashme. “Ka qenë detyrë e imja ligjore që si avokat t’i mbrojë interesat e Komunës. Unë kam kërkuar nga drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës që të respektohet dhe ekzekutohet vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Lajmet e Fundit