3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Publikohet analiza “Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar?”

Foto nga publikimi i analizesNë kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes përmes Mediave Sociale” të përkrahur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), “EC Ma Ndryshe të premten në Prizren ka publikuar Analizën e titulluar: “Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar?”. Analiza shqyrton transparencën e komunave të Prizrenit dhe të Gjilanit në raport me të rinjtë që jetojnë në këto dy qendra urbane. Të premten janë shpalosur të dhënat për komunën e Prizrenit.

Asistentja e projektit Laura Lutfiu, tha se të gjeturat e këtij raporti burojnë nga hulumtimi respektivisht anketimi i të rinjve të shkollave të mesme dhe të universiteteve të Prizrenit. “Në anketë janë përfshirë 200 të rinj që i janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me funksionimin e pushtetit lokal, transparencën dhe përfshirjen e publikut dhe të rinjve në vendimmarrjen komunale. Hulumtimi është kryer në hapësirat shkollore e universitare përkatësisht në oborret e tyre dhe në rrugë”, tha ajo.

Sipas saj, rezultatet e hulumtimit në përgjithësi tregojnë se përfshirja e rinisë në vendimmarrjen e komunës së Prizrenit nuk është në nivel të lartë, se qeverisja është pak transparente, se rinia nuk është e përfshirë në hartimin e buxhetit komunal dhe se nuk ka konsulta të duhura me ta gjatë hartimit të dokumenteve të rëndësishme strategjike.

“Anketat e kryera dëshmojnë se të rinjtë e Prizrenit mbeten jashtë procesit të politikbërjes komunale derisa përfshirja e tyre në konsultimet publike është shumë e rrallë dhe kryesisht e natyrës formale për përmbushjen e obligimeve minimale ligjore. Në të njëjtën kohë njohuritë e këtyre të rinjve në lidhje me të drejtat e tyre qytetare janë në nivel të ultë dhe nevojitet një qasje e strukturuar e institucioneve vendimmarrëse dhe e atyre arsimore por edhe e shoqërisë civile për përmirësimin e këtyre trendeve”, tha Lutfiu
Të gjeturat e hulumtimit tregojnë se 61 për qind e të rinjve të anketuar të Prizrenit nuk kanë njohuri për vendimmarrjen në komunë; pastaj më shumë se gjysma e të rinjve të Prizrenit besojnë se qeveria lokale ka pak transparencë në punën e saj derisa 38 për qind thonë se transparenca është në nivel mesatar; derisa vetëm një në mesin e shtatë të rinjve prizrenas kanë marrë ndonjëherë pjesë në mbledhjet publike të Kuvendit Komunal dhe vetëm një në mesin e pesë të rinjve të Prizrenit ka marrë pjesë në debatet publike të organizuara nga komuna.

“Po ashtu në Prizren 87 për qind e të rinjve të anketuar nuk kanë qenë të informuar për procesin e hartimit të buxhetit, ndërkohë që në mesin e 10 të rinjve prizrenas vetëm njëri prej tyre ka pas rastin që të paraqes problemet para kryetarit apo drejtorëve të komunës. Raporti përmban edhe rezultate tjera që shpiejnë drejt përfundimit se organet komunale kanë lënë anash apo kanë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse një të katërtën e popullatës vitale. Ndërkaq korniza ligjore mbi të cilën bazohet vendimmarrja komunale ofron mundësi për përfshirjen e publikut dhe në këtë rast të rinjve në proceset vendimmarrëse”, tha ajo.

Rekomandidmet
Për këtë shkak EC Ma Ndryshe ka rekomanduar Komunën e Prizrenit që të:
– Ofrojë mbështetje për propozimet e dala nga konsultimet me grupet rinore;
– Aplikojë metoda moderne për konsultime dhe pjesëmarrjen e publikut, duke vënë në përdorim edhe mediat sociale;
– Shqyrtojë mundësitë e paraqitjes së vendimeve dhe informatave relevante në mediet sociale si pjesë e strategjisë së marrëdhënies me publikun;
– Përdorë teknologjitë e mediave sociale për të angazhuar publikun në dialogun qeveri lokale-qytetar dhe për ofrimin mundësisë së diskutimit dhe zhvillimit të politikave si dhe zbatimit të tyre, etj. /PrizrenPress.com/

 

Rinia dhe Transparenca në Komunën e Prizrenit 

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” shpalosë sot hulumtimin “Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar?”, të realizuar me të rinjtë e Komunës së Prizrenit

Debati organizohet në bashkëpunim me DKRS KK Prizren dhe KVRL Prizren, në kuadër të Ditës së Rinisë në Shtëpinë e Bardhë /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit