Megjithëse në urgjencën e daljes nga UNESCO pas dy sinjaleve në vijim, Berati dhe Gjirokastra si metropole të trashëgimisë botërore ftojnë vëllanë e tyre të vogël qytetin e Prizrenit të bëhet pjesë e një projekti rajonal.
Rivitalizimi është fjalëkalimi i kësaj iniciative të sipërmarrë nga inxhinieri Pavlo Shkarpa dhe të realizuar nga dy arkitektet Rigena Marashi dhe Milena Keta. “Formula e rivitalizimit është një formulë e thjeshtë, por shumë kuptimplotë. Po nuk e njohe një gjë që nuk e dashuron. Nëse nuk e dashuron nuk e ndërton.
Ne njohëm Prizrenin, njohëm historinë e tij, njohëm trashëgiminë e tij, njohëm vlerat e tij materiale dhe shpirtërore, këngën, kostumet, dhe pamë dhe arkitekturën e Prizrenit, një arkitekturë vërtet shumë e bukur”- tha Shkarpa. Studiues të forumit Antipatrea si dhe intelektualë të institutit të Monumenteve po aq dhe Bashkia e Tiranës nisën këtë lobing veror për Prizrenin në UNESCO, duke u mbështetur tek piktakimet e ndjeshme si në objekte muzeale të ngjashme ashtu edhe në trashëgiminë shpirtërore të muzika dhe artit dekorativ.
“Ne në Prizren referuam projektin ‘Vëlla Berati dhe motër Gjirokastra kërkojnë vëlla Prizrenin në UNESCO'”- citon AS Marashin. “Duke qenë se Gjirokastra e Berati aktualisht janë në UNESCO, duke qenë se edhe Prizreni është një qytet i trevave shqiptare, bëmë këtë lloj lidhjeje, pasi edhe vetë historia në vite tregon se ka pasur lidhje mes këtyre qyteteve. Edhe elementët që kanë bërë që Gjirokastra dhe Berati të jenë në UNESCO janë të vlefshme edhe për Prizrenin”- tha Keta, transmeton Koha.net.
Nga ana e tij arkitektët për Beratin kanë rikonceptuar këtë sezon turistik logon e hyrjes së Beratit në Unesco duke realizuar në pak hapësirë të përfaqësohen një ansambël vlerash që nga Onufri, Banesa tradicionale, Kodiku i Purpurt si dhe bashkëjetesa fetare e simbolizuar nga Ura e Gorricës brenda një mozaiku të përbërë imazhesh.