16.8 C
Prizren
E premte, 22 Shtator, 2023

Bujar Hasani kundërshton aktakuzën

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kundërshtuan aktakuzën në gjykimin për shpërdorim detyre dhe vepra tjera.

Bujar Hasani, drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit që akuzohet për shpërdorim detyre dhe uzurpim të pronës ngase nuk largoi një konstruksion metalik nga Zona Historike e këtij qyteti, nëpërmjet avokatit të tij e kundërshtoi aktakuzën.

Hazër Susuri, avokati i të akuzuarit Bujar Hasani deklaroi se provat e paraqitura në akuzë janë marrë në mënyrë të kundërligjshme dhe si të tilla nuk qëndrojnë.

“Të gjitha provat e propozuara nuk janë marrë në mënyrë të ligjshme nga Policia e Kosovës në fazën e hetimeve si dhe nga prokurori i shtetit”, tha avokati Susuri.

Edhe avokati i Enver Bytyqit, inspektorit të ndërtimeve në Komunën e Prizrenit që akuzohet se nuk e pengoi shefin e tij ta ndërtojë konstruksionin, kundërshtoi aktakuzën.

Skender Morina, avokati i Bytyqit tha se ka dorëzuar të shkruar kërkesën për hedhje poshtë të aktakuzës ndaj të mbrojturit të tij.

“Po qe se gjykata nuk e aprovon këtë kërkesë, gjatë shqyrtimit kryesor do të provojmë që ta argumentojmë pafajësinë e të akuzuarit”, tha avokati Morina.

Por prokurori Mehdi Sefa kundërshtoi avokatët dhe kërkoi nga gjykata që të vendosë për vazhdimin e gjykimit.

“Kërkoj nga gjykata që kundërshtimet e palëve mbrojtëse për hedhje të aktakuzës t’i refuzojë, ngase kundërshtimet nuk kanë bazë ligjore dhe mbështetje në prova konkrete”, tha prokurori Sefa.

Sipas aktakuzës, Bujar Hasani ngarkohet se si drejtor i Inspektorateve për të përfituar për vete nuk ka larguar konstruksionin metalik në Zonën Historike të Prizrenit.

Konstruksioni metalik, sipas prokurorisë, ishte vazhdim i lokalit “Fellas”, pronë e Bujar Hasanit.

Aktakuza tregon se prej janarit 2015 e deri tash Hasani ka uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme pronën e paluajtshme të Komunës së Prizrenit në Zonën e Mbrojtur të qytetit.

Enver Bytyqi akuzohet se nga viti 2015 e deri tash nuk ndërmori inspektime për të iniciuar largimin e konstruksionit metalik të vendosur nga shefi i tij.

Gazeta Jeta në Kosovë në prill të këtij viti shkroi për shfrytëzimin e kundërligjshëm të pronës komunale nga drejtori Bujar Hasani.

Valverde: Kam fatin të luaj te Reali

Federico Valverde është kthyer në një katalizator të mesfushës së Real Madridit, teksa shihet si një prej yjeve në shkëlqen më shumë në organikën...

Moti sot kryesisht i qetë dhe me vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset...

Lajmet e Fundit