18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

City kryeson garën për Bellingham

Manchester City kryeson garën për Jude Bellingham, por gjigantët e Premierligës duan siguri për dëshirën e mesfushorit për të luajtur nën menaxherin Pep Guardiola, raporton Sunday Mirror.

Gazeta sugjeron se për shkak të vlerësimit prej 130 milionë funtesh nga klubi i Bellingham, Borussia Dortmund, Liverpool është detyruar të ndërpresë interesin për 19-vjeçarin, duke i lënë rivalët Man City në pole position për të nënshkruar me reprezentuesin anglez.

Më herët gjatë javës, menaxheri i Reds, Jurgen Klopp e krahasoi interesin e tyre për Bellingham me një fëmijë që kërkon një Ferrari në Krishtlindje, duke treguar se një lëvizje për hajmali të Dortmundit duket e pamundur.

Real Madridi gjithashtu besohet se ka një interes për të riun. Megjithatë, klubi spanjoll do të duhet të lejojë lojtarët të largohen së pari nga Bernabeu, përpara se të bëjnë një lëvizje për ish-mesfushorin e Birmingham City. Albanian Post

Më Shumë

Refuzohet rregullorja për shpronësim në Suharekë, reagojnë ashpër ndërtuesit

Asambleja Komunale e Suharekës ka refuzuar për herë të dytë miratimin e rregullores për shpronësim, duke shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të kompanive...

“Mbroni foshnjat dhe fëmijët” – IKSHPK del me rekomandime për t’u mbrojtur nga vala e të nxehtit

Vala e të nxehtit që po dominon këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme,...

Lajmet e Fundit