10.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Clinton: Të falësh është një zgjedhje pak e vështirë

HillaryClintonHillary Clinton është një ndër politikanet më të suksesshme, një grua në karrierë dhe së fundmi ka publikuar edhe librin “Hard Choices”. Ajo përflitet se do të jetë edhe një ndër kandidatet për postin e presidentes në zgjedhjet e ardhshme.

Por, nëpër intervista, edhe pse kanë kaluar shumë vite, Hillary “ngacmohet” për skandalin seksual të Bill Clinton dhe Monica Lewinsky-t.

“Jam e lumtur për zgjedhjet që kam bërë, që kam mundur të eci përpara. Por, të falësh është një zgjedhje pak e vështirë”, ka thënë Hillary Clinton për “Telegraph”, për skandalin seksual të bashkëshortit, në kohën kur ishte president i SHBA-ve.

“Me Bill-in kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi zhgënjyer nga njëri-tjetri. Por, jam shumë me fat, që kam një partner që më mbështet”, thotë Hillary Clinton.

Më Shumë

Muradije Muriqi dhe Mejreme Berisha vlerësohen me Çmimin për Vepër Jetësore në fushën e teatrit

Në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e teatrit, shkruan KultPlus. Ministri...

Bën dasmën 500 mijë dollarë, mjeku nga Korça tregon historinë e bukur të dashurisë me indianen

Mjeku korçar është bërë shumë i njohur në rrjet, pasi ka bërë një dasmë tradicionale indiane, e cila ka kushtuar plot 500 mijë dollarë. Në...

Enigmë

Lajmet e Fundit