29 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025

Daja për Ballkanin: Jemi bërë si kombëtare e dytë për qytetarët e Kosovës

Ilir Daja është i mahnitur me përkrahjen që po merr skuadra e Ballkanit.

Ballkani është bërë skuadra e parë nga Kosova që paraqitet në finalet e garave evropiane, me kualifikimin në Europa Conference League.

Trajneri Ilir Daja ka thënë se është i kënaqur me përkrahjen që po vjen nga e gjithë Kosova. Madje, ai ka thënë se Ballkani është bërë si kombëtare e dytë.

“Në çdo ndeshje, ne po ndiejmë përkrahjen nga e gjithë Kosova. Ne jemi bërë sikur një kombëtare e dytë për ta”, ka thënë Daja.

Ballkani ndeshjen e radhës do ta luajë nesër (e enjte) kundër Slavia Prague, në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 21:00.

Më Shumë

LDK zyrtarizon Driton Selmanajn kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur sonte në një tubim në Prizren zyrtarizimin e Driton Selmanajt si...

Ryshfet në pikën kufitare, arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë

Në kufirin e Vërmicës një shtetas i huaj është arrestuar. Kjo pasi që, siç njofton policia, i njëjti kishte kryer veprën “Dhënie e ryshfetit”. I...

Lajmet e Fundit