2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Debati në Komisionin për Arsim, SBASHK-u: Nga kjo situatë duhet të dalim, duke arritur një marrëveshje

Greva në arsim ka hyrë në javën e katërt dhe për këtë sot janë mbledhur sërish në Komisionin për Arsim përfaqësues të SBASHK-ut dhe nga Qeveria e Kosovës për të diskutuar rreth këtij ngërçi.

Vjollca Shala nga SBASHK-u ka thënë se qëllimi i tyre është arritja e një marrëveshjeje të përbashkët.

Shala gjatë fjalës së saj në Komisionin për Arsim ka thënë se kërkesat që i ka paraqitur BSPK-ja nuk janë vetëm për SBASHK-un, por për të gjithë të punësuarit në sektorin publik

“Jemi sot këtu me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përbashkët. Kërkesat që i ka paraqitur BSPK-ja nuk janë vetëm për SBASHK-un por për të gjithë të punësuarit në sektorin publik”, ka thënë Shala.

Edhe Ymer Ymeri, sekretar i SBASHK-ut ik kërkoi në këtë Komision që të koncentrohen për mënyrën se si të dalin nga greva.

 

“Ju lutem të koncentrohemi në mënyrën që të dalim nga greva. Nëse kemi vullnet të dyanshëm dhe ju garantoj që sindikatat kanë vullnet që të dalin nga kjo situatë. Nga kjo situatë duhet të dalim vetëm duke arritur një marrëveshje me anë të bisedimeve. Asnjëherë nuk i kemi mohuar të arriturat që janë përmend”, ka thënë Ymeri.

Ndryshe, përfaqësuesit e SBASHK-ut, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe ministri Hekuran Murati janë duke diskutuar në Komisionin për Arsim për mundësinë e zgjidhjes së problemit të grevës në arsim. /Telegrafi/

 

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit