23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Depresioni e shtynë t’i prej venat, 26 vjeçari nga Prizreni tenton t’i jap fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në një familje në Prizren, ku djali 26-vjeçar, ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i riu tentoi t’i prej venat me një mjet të mprehtë, si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale. Burimet brenda Emergjencës në Prizren bënë të ditur për Sinjalin se viktima u dërgua në këtë qendër nga familjarët e tij dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Pasi Policia është njoftuar nga Spitali Rajonal lidhur me rastin, ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklaratën e babait të 26-vjeçarit.

Dyshimet e para janë se i riu tentoi të bëjë vetëvrasje për shkak të depresionit, por që nuk dihet pse ka ardhur deri në këtë gjendje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarje dhe është iniciuar rasti si ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Më Shumë

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

Lajmet e Fundit