16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Deputeti Bekim Haxhiu: Kryesia e Kuvendit qysh nesër ta dërgoj në Qeveri projekligiin për Trustin

 

“Miratimi i kërkesës së qytetarëve për Trustin është shndërruar në domosdoshmëri për shkak të krizës ekonomike, theksoi për kosova.live, deputeti Haxhiu.

Ai më tej duke folë për këtë odisejadë politike tha se pasi që ne sesionin e kaluar Kuvendi dështoi të miratoj iniciativën për Trustin, pas kësaj qytetarët u vetrganizuan dhe per 8 dite kanë mbledhur 21.398 nënshkrimet per ta riproceduar në Kuvend kërkesën për nismën Legjislative per Trustin.

“Më datë 15 korrik 2022, në Kuvendin e Republikës së Kosovës bashkë me iniciatorët dhe qytetarët është dorëzuar nisma legjislative për Trustin. Sipas Ligjit, KQZ e ka konfirmuar se nga mbi 17 mijë nënshkrime janë të sakta. Nisma legjislative ka më shumë se 10 mijë nënshkrime të nevojshme dhe plotëson kushtet për të iniciuar Projektligjin për Trustin , për tërhqjen deri 30% të kursimeve, pohoi Haxhiu duke e sqaruar situatën legale se tashmë çdo gjë është e qartë.

“Tani është detyrë e Kryesisë së Kuvendi qe ta procedoj Projektligjin për Trustin për mendim në Qeveri. Qeveria ka afat 30 dite që te jap opinionin e saj. E pavarësisht mendimit të Qeverisë, Projektligji vjen në Kuvend për miratim, nënvizoi deputeti i PDK duke e elaburuar proceduren se si do të vijoj më tutje procedura për këtë projektligj.

Haxhiu megjithatë theksoi se, Qeveria nuk ka arsye qe ta vonojë këtë kërkesë të qytetarëve sepse është e njoftuar me materien e kërkesës dhe nevojat e qytetarëve.

“Në mbledhjen e parë te Kryesisë së Kuvendit, të këtij sesioni, Projektligji për Trustin nuk u procedua për në Qeveri, kishte mungesë kuorumi në kryesi. Po besoj qe nesër, Kryesia e Kuvendit do ta procedoj për në Qeveri Projektligjin për Trustin, tha i bindur depueti Haxhiu.

Ai edhe njëherë iu drejtua pushtetit duke i sugjeruar ata që ta kuptojnë se kjo iniciativë ligjore ka ardhë si domosdoshmëri për shkak të situatës nëpër të cilën po kalojnë qyetarët tonë, për shkak të krizës ekonomike, inflacionit dhe rritjes se çmimeve.

“Qytetarët e Kosovës që nga fillimi i viti 2020 janë duke u përballur me kriza të njëpasnjëshme, kriza nga pandemia COVID-19 , më pastaj kriza energjetike dhe së
fundmi edhe nga kriza ekonomike dhe inflacioni. Trusti humbi 161. 6 milionë € të kursimeve pensionale për 7 muaj, përgjatë periudhës janar-korrik 2022. Ata që votuan kundër Projektligjit për Trustin, duhet të përgjigjen para qytetarëve dhe ta përmirësojnë gabimin tani kur Projektligji për Trustin po rikthehet në Kuvend me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve, u shpreh Haxhiu.

Është shumë më e drejtë tha deputeti Haxhiu që t’iu mundësohet qytetarëve të tërheqin deri 30% të kursimeve të tyre në Trust, se sa parat e Trustit sipas tij të humbin në tregjet ndërkombëtare.

“Presim mbështetje për kërkesën e qytetarëve në këtë thellim enorm të krizës. Projektligji i propozuar nuk përmban obligime shtesë për buxhetin e Kosovës, përkundrazi do të ketë impak pozitiv, mendon kështu deputeti j PDK-së Bekim Haxhiu, i cili po insiston se kjo është një mundësi reale për pakësimin e brengave ekonomike të qytetarëve. /kosova.live/

Më Shumë

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë. Sipas një raporti nga...

Mot me diell dhe vranësira

Për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit