14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Deputeti i VV-së: Hoti u nis në Uashington për njohje, atje u demantua

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një prononcim për Front Online ka thënë se delegacioni i Kosovës është nisur për në Uashington pa platformë dhe sipas të gjitha gjasave pa idenë se çka përmban agjenda.

Sipas tij, kryeministri Hoti para nisjes u kishte thënë se vetëm njohja reciproke do të diskutohet, por që lajmet nga atje e kanë demantuar këtë deklaratë.

“Marrëveshja e mirë me Serbinë kërkon dy parakushte themelore. E para, legjitimim të qeverisë në zgjedhje dhe unitet të brendshëm mbi një platformë të dakorduar, dhe e dyta, vendosje e dy kushteve për dialog ndaj Serbisë: njohja e Kosovës dhe fatura e luftës, e cila përfshinë drejtësinë për viktimat dhe dëmshpërblimin ekonomik”, ka thënë ai.

Çeku ka thënë se brenda grupit po ashtu ka edhe mospajtime e përçarje dhe mungesë totale të koordinimit sa i përket qasjes në bisedime.

“Ky është delegacioni më jo përfaqësues që ka pasur Kosova nga bisedimet në Rambuje. i mungon legjitimiteti për shkak se qeveria aktuale është jo legjitime, si në kuptim të numrave, ashtu edhe në atë të mandatit burimor nga vota popullore. Delegacionit i mungon edhe cilësia, pasi anëtarët nuk shquhen për përgatitje profesionale, përvojë politike dhe njohuri historike”, ka shtuar ai./Front Online/

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë me dije se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës mund të sjellin...

Lajmet e Fundit