9.9 C
Prizren
E martë, 19 Tetor, 2021

Diaspora dërgoi 750 milionë euro për shtatë muaj

Diaspora për shtatë muaj ka dërguar në Kosovë 750 milionë euro, shifër kjo rekorde që nga paslufta. Kjo shumë për Lirim Krasniqi nga “Germin” ka ndikim të jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës, duke marrë për bazë edhe pandeminë dhe humbjet që kanë pësuar bizneset.

“Ne dje kemi publikuar një grafikë lidhur me remitencat për këtë vit, respektivisht deri në muajin gusht, dhe ajo që kemi vërejt është se kemi një numër të dërgesave rekord nga diaspora krahasuar që nga vitet e pasluftës, e flasim për periudhën janar-gusht një shifër prej 750 milionë euro. Kjo është një impakt i jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës, duke pasur parasysh edhe gjendjen pandemike dhe humbjet e bizneseve. Këto janë vetëm dërgesat që kanë ardhur nga jashtë, pa përmendur këtu edhe qëndrimin e tyre këtu në vend dhe shpenzimet që kanë bërë”, ka thënë ai për “EO”.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë kjo ndihmë e diasporës ndihmon në ruajtjen e paqes sociale, sepse sipas tij shumë familje burimin e kanë nga remitancat.

“Kjo e ndihmon këtë ruajtjen e paqes sociale, sepse shumë familje në Kosovë e kanë burimin nga remitancat, por marrë në përgjithësi nuk është që ka një rrjedhje të parasë përmes konsumit të përditshëm”, ka thënë Krasniqi.

Sa i përket benefiteve më shumë në konsum se në investime nga këto remitenca, Krasniqi ka thënë se duhet të ketë një strategji shtetërore që ta rregullojë këtë proces.

“Duhet të ketë një strategji apo politikë shtetërore dhe që të tërhiqen investime. Por, gjithsesi ka instrumente të tilla që mund të kenë impakt më të madh ne ekonominë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021. Kështu është thënë në raportin “Konkurrenca dhe rimëkëmbja pas pandemisë Covid-19”, të prezantuar nga Banka Botërore.

Sipas raportit, deri në fund të këtij viti, kjo rritje do të jetë 7.1 për qind, kundrejt një tkurrje prej 5.3 për qind që ishte vitin e kaluar.

 

Më Shumë

Në fundjavë nuk punohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë

Në fundjavë nuk do të punohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë. Burime nga Ministria e Shëndetësisë për Klan Kosova kanë thënë se janë përmbushur...

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë po trajtohen me Covid-19

Në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 90 pacientë. Prej tyre, 41 me oksigjeno-terapi dhe 3 në mjekimin intensiv, në...

Murati zgjeron skemën për aplikim shtesash për fëmijë, fut në listë ata që janë lindur nga viti 2015

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se kanë zgjeruar skemën për t’i dhënë shtesa fëmijëve, duke lejuar që të gjithë ata...

Prizren/ 52-vjeçarja me probleme mendore tenton të bëjë vetëvrasje

Një grua e moshës rreth 52-vjeçare në Prizren dje ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, shkruan Gazeta Sinjali. 52-vjeçarja dyshohet se ka konsumuar...

Asnjë i vdekur dhe 20 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje nga Covidi. Kjo ministri, ka bërë me...

Ceferin: UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë planet për organizimin e Kampionatit Botëror çdo dy vjet

Kampionati Botëror aktualisht organizohet çdo katër vjet, megjithatë kjo nuk po duket kohë e mjaftueshme për FIFA-n të cilët duan që të mbahet çdo...

Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren

Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj, ngjarja ka ndodhur...

ShSKUK: 68 pacientë po trajtohen për COVID-19

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 10  pacientë Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient Spitali...

Vetëvendosje e bindur për fitoren e Mytaher Haskukës në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur besimin e saj se Mytaher Haskuka do të fitojë edhe një mandat të ri në krye të Prizrenit. Në një konferencë...

Adoleshenti refugjat afgan theret për vdekje në sy të nxënësve në Londër

Një refugjat adoleshent afgan është therur për vdekje në një fushë sporti në jugperëndim të Londrës në sy të nxënësve duke luajtur ragbi. Viktima, e...

Totti: Nga Roma do të isha larguar vetëm për Real Madridin

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka theksuar se gjiganti spanjoll Real Madridi është klubi i vetëm për të cilin do ta kishte lënë Romën. Historia...

EXIT POLL-i i prezantuar në Klan Kosova: Në Prizren shkon në balotazh VV-ja me PDK-në

Sipas EXIT POLL-it të prezantuara në Klan Kosova Mytaher Haskuka është i pari me 37.91 përqind, ndërsa Shaqir Totaj i PDK-së me 35.30 përqind...

Vrasja e të riut në Prizren, vëllai thotë se kur arriti në spital policët e informuan se kush e vrau

Në cilësinë e dëshmitarit, vëllau i të ndjerit M.K, Pajtim Kurtishaj deklaroi se posa kishte mbërritur në spital, policët e kishin njoftuar se vëllai...

Një viktimë dhe 29 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend një pacientë me COVID-19 ka ndërruar jetë. Gjatë këtyre orëve...

VV dhe PDK në Prizren me diferencë të ngushtë në votat për Kuvend Komunal

Vetëvendosje ka rreth 3% diferencë me PDK-në në Prizren sa i përket votave për kuvend komunal raporton Gazeta Express.   Kur janë numëruar 214 vendvotime nga...

Totaj tregon se si e ka planifikuar ta bëjë rregullimin urbanistik në Prizren

Kandidati i PDK-së në garë për të parin e Prizrenit, Shqir Totaj, ka treguar planin e tij se di do ta vë në zbatim...

Lajmet e Fundit