11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Diskutohet situata e krijuar me tarifat e energjisë pas vendimit të Apelit

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të mbajë një mbledhje.

Në këtë mbledhje do të ketë diskutim me bordin e ZRrE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike (kjo pikë mbahet me dyer të mbyllura më kërkesë të bordit të ZRrE-së).

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit me amendamente për projektligjin për markat tregtare. Mbledhja e Komisionit fillon në ora 10:00.

Ndryshe javën e kaluar Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë vendimit të shkallës së parë për ta pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në lidhje me vendimin për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Apeli thotë se me këtë vendim ruhet interesi publik, tarifat e reja të energjisë elektrike të cilat kanë hyrë në fuqi në shkurt të këtij viti, do të pezullohen deri në një vendim të ri të Gjykatës Themelore.

Kolegji i Gjykatës së Apelit, e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të ligjshëm qëndrimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Gjykata po ashtu ka gjetur se shtyrja e ekzekutimit të vendimit të kontestuar me këtë padi, nuk është në kundërshtim me interesin publik, përkundrazi më së shumti i shërben ruajtjes së interesit të ekonomive familjare në Kosovë si konsumatorë shumicë të shfrytëzimit të energjisë elektrike.

Edhe KOSTT ka shprehur shqetësim për anulim të tarifave. Sipas KOSTT një gjë e tillë e rrezikon sigurinë e operimit të sistemit, marrëveshjet e tjera me institucionet ndërkombëtare si dhe arritjet në pavarësimin e operimit të Sistemit Elektro-energjetik të Kosovës, raporton RTKlive.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e krizës globale të energjisë dhe ka prekur të gjitha vendet Evropiane, andaj është i domosdoshëm reflektimi i kësaj kosto-je në të hyra shtesë”, thuhet në komunikatë. KOSTT ngre zërin për pamundësinë e mbulimit të kostove të shkaktuara dhe atyre që pritet të ndodhin nëse nuk ndërmerren masa urgjente për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit.

“Nëse nuk ndodhin këto veprime atëherë do të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike në vend, do të aplikohet masa për reduktimin e konsumit si dhe rrezikohet seriozisht Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E”, përfundon komunikata.

Për vendimin e Apelit partitë opozitare kanë vlerësuar se ky vendim është i drejt dhe se shkon në dëm të qytetarëve të Kosovës. Opozita ka kërkuar edhe shkarkimin e bordit të ZRRE-së, e cili sipas opozitarëve ka marrë vendime kundër interesit publik.RTK

Më Shumë

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

Lajmet e Fundit