Dragashi shpenzoi 14 mijë e 500 euro për vizita studimore në Kroaci

Megjithëse ka një buxhet të vogël dhe të pamjaftueshëm, komuna e Dragashit ndau rreth 15 mijë euro për një vizitë studimore në Dubrovnik.

Në Këtë vizitë që morën pjesë rreth 25 zyrtarë asamblistë e zyrtarë komunalë, ndërsa shpenzimet u mbuluan nga ndarja buxhetore për mallra dhe shërbime. Për këtë vizitë ka folur edhe vetë kryetari i Komunës.

Komuna e Dragashit këto ditë dërgoi në vizitë studimore një delegacion me asamblistë dhe staf të Kuvendit komunal në Dubrovnik të Kroacisë.  Këtë vizitë që kushtoi mbi 14 mijë euro, e konfirmon për RTK-në kryetari i komunës Behxhet Xheladini.

Këtë vijë buxhetore të ndarë nga mallra dhe shërbime e votoi edhe grupi i opozitës.

Ndonëse grupi i kuvendarëve të Vetëvendosjes e ka votuar këtë projekt, ish-asamblisti Laurat Krasniqi  thotë se është kundër vendimeve të tilla, në një komunë të varfër siç është Dragashi.

Pak njohuri për këto vizita studimore kanë qytetarët e komunës së Dragashit.

Kjo vizitë e delegacionit nga Dragashi i kushtoi komunës 14 mijë e 500 euro nga 1,063,000.00 euro të rezervuara për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve.

Në këtë vizitë thuhet të jenë përfshirë shpenzimet për viza, sigurimi shëndetësor dhe akomodimi në hotel për 25 zyrtarë.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit