5.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren: Qytetari i prekur me koronavirus nuk ka arritur të hyjë në Prizren

Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune për qetësi.

Shehu ka thënë, për RTV Dukagjinin se përkundër që njëri nga dy rastet e fundit ka dalë pozitiv me COVID-19, është banor i Korishës së Prizrenit,dhe territori i Prizrenit mbetet i paprekur nga coronavirusi.

Ai thotë se personi në fjalë për fat të mirë është ekzaminuar në Aeroportin e Prishtinës pa arritur të vijë në Prizren.

Shehu thotë se Komuna në Prizren është mirë e pajisur me mjete mbrojtëse dhe sipas tij së shpejti ato mjete do të shpërndahen edhe nëpër qendrat tjera të komunës.

“Ne qysh në fillim jemi furnizuar vet me masa mbrojtëse, por më pas na kanë ardhur edhe mjete mbrojtëse shtesë nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ndër të tjera Visar Shehu.

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit