21.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Dy pronarë të lokaleve në Prizren s’e respektojnë vendimin e qeverisë për coronavirus

Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacionin policor një person në Prizren, pasi nuk kishte respektuar vendimin e qeverisë, për shkak të coronavirusit.

Rasti ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 09:50.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe një tjetër rast i njëjtë ka ndodhur në Prizren, dje rreth orës 11:40.

“Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Më Shumë

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit