12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Protestuesit kërkuan dialog dhe rritje të pagave për së paku 30 për qind

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve. Marshi protestues nisi nga Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar drejt shesheve të Prishtinës, për tu ndalur para Qeverisë, ku krerët sindikalistë mbajtën edhe nga një fjalim.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se Qeveria e Kosovës po i ik dialogut me sindikatat.

“Kemi bërë shumë angazhime dhe kemi pasur gatishmëri që kërkesat legjitime të anëtarësisë dhe pensionistëve t’i bashkëbisedojmë me qeverinë dhe të angazhohemi bashkërisht për realizimin e tyre, por qeveria vazhdon ti ik dialogut dhe prandaj duke respektuar zërin e anëtarësisë jemi këtu në këtë protestë”, ka thënë Jashari.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të realizojë kërkesat e tyre, ndryshe ka paralajmëruar veprime të tjera sindikale.

Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtoreve të Sektorit Privat, ka thënë se kjo sindikatë i adreson kërkesat e tyre çdo ditë, mirëpo nuk ka ende asnjë zgjidhje.

“Para se të vinte në këtë qeveri, ky kryeministër na pat lodh. Zgjidhjen nuk po e kërkojmë te Qeveria por te liberalizimi i vizave, që nëse vazhdon kështu edhe dy vite kryeministrin nuk ka kush ta bartë me xhipa të zi sepse Kosovën defacto 150 mijë punëtorë e braktisën në tre muajt e parë të këtij viti”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, tka deklaruar se prania e tyre në masë të madhe, tregon për fuqinë që e kanë. Ai i bëri ftesë ekzekutivit që të angazhohet për dialog me sindikatat.

“Prania jonë këtu është dëshmi e besimit tonë në fuqinë e dialogut dhe angazhimit konstruktiv. Jemi mbledhur për të nxitur mirëkuptim për hapa të mëtutjeshëm. Qeverisë i bëjmë ftesë të hapur për tu angazhuar për dialog. Kërkesat tona lindin nga një dëshirë e përbashkët për punëtorët e arsimit, sektorit privat, dhe gjithë punëtoret në Kosovë”, ka theksuar Hykolli./RTK

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit