Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve “Reshat Karjagdiu” dhe “Zahir Pajaziti” në Prizren për ndërtimin e një parku.

Ky park do të shërbejë si një vend argëtimi për të rriturit dhe do të ofrojë lojëra për fëmijë, raporton “PrizrenPress”. Po ashtu, do të krijohen shtigje për shëtitje këmbësorësh.

“Do të ndërtohet një park si mundësi shfrytëzimi nga të rriturit dhe do të vendosen lojërat për argëtim për fëmijë, ndërsa, do të formësohen edhe shtigje për shëtitje të këmbësorëve”, shkruhet në njoftimin e komunës.

Siç bëhet e ditur, i gjithë ky vend do të gjelbërohet me drunj të ndryshëm gjetherënës e gjethembajtës, lule e shkurre, të cilat do të duken bukur në çdo stinë si dhe do të krijojnë hije natyrale që do ta hijeshojnë ambientin./PrizrenPress.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit