19.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Dy super derbi sot në Superligë, vëmendja në Suharekë

Java e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante.

Patjetër që vëmendja është te derbi i dy ekipeve që po luftojnë për titullin e kampionit, Ballkanit dhe Prishtinës.

Aktualisht Ballkani ka 55 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Drita që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, kurse Prishtina gjendet e treta me 51 sosh.

Ndeshja tjetër derbi është ajo mes Feronikelit dhe Llapit që luhet sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Të dy ekipet nuk kanë gjasa më për titull, por do të përpiqen ta sigurojnë sa më parë mbijetesën, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë se të dyja këto përballje nisin me fillim nga ora 15:00.

Më Shumë

Rrugës “Marin Barleti” në Prizren po i rikthehet identiteti historik

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se puna për rijetësimin e rrugës “Marin Barleti” në Prizren është duke...

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Lajmet e Fundit