14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

“Ec Ma Ndryshe”: Autoritetet qendrore të veprojnë në qendër të Prizrenit

prizreni5Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka kërkuar nga Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, që të bëjë publike të dhënat në lidhje me veprimet që do të ndërmerren për objektet e ndërtuara pa leje në Qendrën Historike të qytetit.

Valon Xhabali, Koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore tregon se kërkesa është bërë pas njoftimit të MMPH-së, të datës 26 dhjetor 2013, ku thuhet se ‘Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe se me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha komunat do të legalizojnë ndërtimet pa leje vetëm në përputhje me këtë ligj’. “Mirëpo, sipas MMPH-së ky ligj nuk vlen për Parqet Nacionale dhe Zonat e Mbrojtura”.

“Në këtë mënyrë autoritetet qëndrore kanë eliminuar të gjitha dilemat legale sa i përket çështjes së ndërtimeve pa leje në Zonat e Mbrojtura, dhe organet përgjegjëse duhet të veprojnë sa më shpejtë në drejtim të ndalimit të degradimit urbanistik”, thotë Xhabali.

“EC Ma Ndryshe” gjatë vitit të kaluar pat kërkuar nga DI-ja listën e objekteve apo ndërtimeve pa leje që duhen ekzekutuar (rrënuar) brenda territorit të komunës së Prizrenit dhe përgjigja e DI-së ishte se “presim që në radhë të parë të aprovohet në terren Ligji për Legalizimin e objekteve dhe ato objekte të cilët nuk i plotësojnë kriteret e Ligjit për Legalizim do të rrënohen”.

“Meqë Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje nuk parasheh legalizime të objekteve pa leje brenda Zonave të Mbrojtura, rrjedhimisht DI-ja duhet të ndërmerr veprime konkrete ndaj ndërtimeve pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit. EC Ma Ndryshe më 9 janar ka parashtruar kërkesën për informim në lidhje me masat që do të ndërmerr DI-ja dhe deri më 17 janar nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kjo drejtori, e cila në këtë mënyrë ka shkelur dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, duke treguar kështu papërgjegjësi institucionale dhe mungesë të llogaridhënies”.

“Duke e marrë parasysh situatën ekzistuese në Qendrën Historike të Prizrenit, ku ekzistimi i ligjeve paraprake, pastaj miratimi i Planit të Konservimit dhe së fundi aprovimi i Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, nuk kanë prodhuar rezultate të duhura në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, EC Ma Ndryshe rekomandon që në këtë Zonë të Mbrojtur të involvohen edhe autoritetet qëndrore, pra MMPH-ja, MKRS-ja dhe MAPL-ja me qëllim që të sigurojnë zbatimin e ligjeve në fuqi dhe të ndalojnë degradimin e mëtejmë urbanistik”.

“Ne vlerësojmë se MMPH, ashtu siç ka pezulluar autoritetin e organeve të Komunës së Prizrenit në Prevallë për shkak të mungesës së vullnetit për veprim e lejimit të degradimit urbanistik dhe shkeljes së ligjeve, të njëjtën praktikë mund ta përdor edhe në Qendrën Historike të Prizrenit, në koordinim me MKRS-në, që ka përgjegjësi sa i përket ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Me këtë veprim, konsiderojmë se MMPH do të jepte edhe dëshminë se rasti “Prevalla” nuk ka të bëj me zbatim selektiv të ligjit, derisa dikasteret tjera qeveritare do të jepnin shembullin e ekzistimit të shtetit ligjor, ku Zonat e Mbrojtura vërtet do të trajtoheshin si të tilla”.“EC Ma Ndryshe” në korrik ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

“Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale”/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Lansohet skema e granteve ‘Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në komunën e Prizrenit’

U lansua sot skema e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në Komunën e Prizrenit”, që financohet nga Komuna e Prizrenit, ndërsa, implementohet...

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: “Ja ku po shkojmë”

Kylian Mbappe është rrugës për t’u bërë galaktiku i radhës i Real Madridit. Sulmuesi francez njoftoi fundjavën e kaluar se po largohet nga Paris Saint-Germain. Natyrisht...

Lajmet e Fundit