18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“EC Ma Ndryshe”: Hapeni komunën për qytetarët

Foto nga konferenca3Komuna e Prizrenit vazhdon të jetë e mbyllur, në çdo kuptim të fjalës. Përveç nivelit të ultë të transparencës dhe llogaridhënies, zyrtarët politikë të komunës punën e tyre e kryejnë brenda një ndërtese të fortifikuar që e mban qytetarin larg komunës edhe fizikisht. Gardhi rrethues i ndërtesës së komunës së Prizrenit (i cili, shih ironinë, njihet si Shtëpia e Bardhë) është simboli i mbylljes dhe mungesës së transprencës në qeverisjen lokale. Për më tepër, hapësira publike të cilën e rrethon ky gardh është totalisht e pashfrytëzuar, duke ia mohuar qytetarëve edhe mundësinë për ta shijuar atë.

Hajrulla Çeku, drejtor ekzekutiv OJQ-sw “EC Ma Ndryshe”, tha se mungesa e transparencës në qeverisje, mungesa e hapësirave të gjelbërta në qytet dhe zaptimi i paarsyeshëm i hapësirave publike, ka shtyrë “EC Ma Ndryshe” që të propozojë një vizion të ri për shfrytëzimin e hapësirës publike rreth ndërtesës së komunës së Prizrenit.

“Qëllimi i organizatës është që të nxisë diskutim mbi mënyrën e trajtimit të hapësirës publike në Prizren. EC Ma Ndryshe beson që qyteti ofron mundësi të shumta për të kthyer hapësirën publike në shërbim të qytetarit. Ky parim duhet të vlejë mbi të gjitha për hapësirat rreth ndërtesave të institucioneve, pasi që qytetari duhet të ketë edhe qasje fizike në punën e të zgjedhurve të tyre politikë”

Përmes prezantimit vizuel të bashkëngjitur, EC Ma Ndryshe ofron një vizion se si duhet rimenduar trajtimi i hapësirës publike, duke u fokusuar në ndërtesën e komunës së Prizrenit.

“Ky vizionim u realizua në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë: gratë, pleqtë, të rinjtë, personat me nevoja të veçanta, banorët e lagjeve të varfra, kultura dhe mjedisi. Ky vizionim është rezultat i diskutimeve të shumta me qytetarët dhe është gërshetim i kërkesave dhe nevojave të një numri të madh të grupeve të komunitetit në Prizren”

Për të jetësuar këtë vizion, komunës së Prizrenit i rekomandojmë:
– Largimin e menjëhershëm të gardhit (rrethojës) që e pengon qasjen fizike të qytetarit në ndërtesën e komunës dhe hapësirën publike përreth saj,
– Shtimin e hapësirës së gjebërt përreth ndërtesës së komunës për t’i dhënë lagjes ku gjendet ndërtesa një oazë për frymëmarrje që i mungon,
– Shpalljen e një konkursi publik për t’i ftuar artistët, arkitektët dhe qytetarët tjerë që të konkurrojnë me ide konkrete për të intervenuar në atë hapësirë,
– Zbatimin e kësaj qasje edhe në pjesët tjera të qytetit, e sidomos në hapësirat rrethuese të institucioneve publike.

Më Shumë

13 vjet nga vdekja e policit hero Enver Zymeri

Sot janë bërë 13 vjet nga vdekja e policit hero, Enver Zymeri. Zymeri u plagos në kokë nga një plumb snajperi gjatë një aksioni të...

Moti me diell, temperaturat deri në 32 gradë celsius

Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa...

Lajmet e Fundit